Ne rrjet

SHBA vret komandantin e forcave iraniane që udhëhiqnin celulën terroriste në Shqipëri

SHBA-ja ka vrarë gjatë një sulmi me raketa komandantin e forcave elitë të Iranit, të njohura si Forcat QUDS. Sipas Departamentit Amerikan të Mbrojtjes gjenerali Kasem Sulejmani ka mbetur i vrarë konfirmoi se gjatë sulmit me raketa në aeroportin ndërkombëtar të Bagadit. Ai ishte komandanti i forcave revolucionare QUDS të Iranit dhe një nga njerëzit më të besuar të partisë në pushtet.

Forcat QUDS janë shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe u bënë të njohura për publiku shqiptar disa muaj më parë, kur Policia e Shtetit zbuloi një celulë terroriste iraniane, do sulmonte muxhahedinët e strehuar në vendin tonë për Sulltan Novruz.

Njeriu që udhëhiqte celulën terroriste iraniane të zbuluar në Shqipëri duket jepte llogari përpara kësaj njësie speciale të njohur botërisht për lidhjet me terrorizmin.

Policia shqipare ka bërë të ditur në tetor të këtij viti se celula terroriste udhëhiqej nga forcat QUDS dhe planifikonte goditjen e drejtpërdrejtë të kampit të muxhahedinëve iranianë në Manzë.

Forcat QUDS janë një njësi speciale e Rojeve Revolucionare të Iranit (IRGC) e cila ndërmerr operacione luftarake dhe inteligjence. Ato veprojnë tërësisht në hije, duke mbështetur grupet e huaja terroriste dhe duke kryer sulme dhe atentate, duke mbledhur informacione të inteligjencës dhe duke bërë gjithçka tjetër për të Irani nuk pranon të “ndyjë duart” publikisht.

Forcat Quds, Gazeta Si, 2020

Këto trupa përfshihen shpesh në sulme terroriste, atentate dhe rrëmbime. Ato kanë lidhje me shumë grupe të njohura terroriste si, Hezbollahu në Liban, Hamasi në Palestinë dhe Xhihadisët Islamik në Rripin e Gazës. Forcat QUDS janë po ashtu të lidhura me rebetët Houthis në Jemen, dhe milicitë Shia në Irak, Siri dhe Afganistan. Janë pikërisht këto lidhje ato që e kanë bërë presidentin Trump ta cilëojë Iranin si “sponsorizues” të terrorizmit.

Në deklaratë, Pentagoni tha se gjeneral Sulejmani ishte duke përpunuar aktivisht plane për të sulmuar diplomatë dhe ushtarakë amerikanë në të gjithë rajonin.

Pjestarë të grupeve paraushtarake të Irakut të mbështetura nga Irani sulmuan ambasadën e SHBA në Bagdad në shenjë hakmarrjeje për sulmet me raketa.

Në prill të këtij viti, Shtetet e Bashkuara e cilësuan Gardën Iraniane si një grup terrorist vetëm për shkak të operacioneve të ndërmarra nga Forcat QUDS. Dokumentet e deklasifikuara të Pentagonit i kanë lidhur Forcat Quds me një sërë sulmesh që kanë marrë jetën e qindra ushtarëve amerikane gjatë operacioneve luftarake vitet e fundit.

Forcat QUDS ishin implikuar në bombardimet e Ambasadës Amerikane dhe kazermave detare në Beirut në vitet 1983 dhe 1984. Analistët nuk e dinë madhësinë e saktë të tyre, por vlerësojnë se kanë deri në 20,000 anëtarë. Sipas policisë shqiptare, një prej këtyre anëtarëve udhëhiqte nga Turqia operacionet e celulës terroriste në vendin tonë.

Sulmet do të godisnin bazën misterioze ku strehohen 3,200 anëtarët e lëvizjes së rezistencës iraniane, pasi u detyruan të largoheshin nga Iraku. Sipas raporteve, agjentët e forcave QUDS kanë qenë mjaft aktive në Shqipëri, duke rekrutuar ish-anëtarët e MEK-ut për qëllime terroriste.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë