Analize

SHBA nuk po evakuon dot as të huajt, talebanët trokasin derë më derë në kërkim të “tradhtarëve”

Dhjetëra mijëra amerikanë dhe europianë, si edhe afganë që bashkëpunuan me forcat perëndimore mbeten të bllokuar në Kabul. Kaosi ka mbërthyer kryeqytetin, pasi talebanët po i pengojnë njerëzit të arrinin në aeroport.

Me afrimin e afatit të 31 gushtit, dhjetëra mijëra të huaj dhe vendas që kishin të drejtë për evakuim po mesin e turmave të mbledhura rreth aeroportit të Kabulit, duke treguar letrat që provonin se kishin punuar në bazat amerikane. Qindra të tjerë janë ndaluar dhe kthyer mbrapsht nga talebanët përpara se të arrinin në aeroport.

Situata është bërë edhe më shqetësuese pas raporteve se luftëtarët talebanë po shkonin derë më derë duke kërkuar "tradhtarët" sipas tyre, që kishin punuar me regjimin e mëparshëm dhe duke i kërcënuar ata që të bashkoheshin talebanët.

Mediat gjerman tha se një anëtar i familjes së një prej reporterëve të DW ishte qëlluar dhe vrarë nga talebanët kur ata erdhën në kërkim të gazetarit, i cili tashmë ishte larguar nga vendi. Përndjekja vjen pavarësisht nga talebanët që premtuan vetëm disa ditë më parë se ata nuk do të kërkonin "hakmarrje" dhe se "askush nuk do të shkojë te dyert e tyre për të pyetur pse  ndihmuan perëndimorët".

Luftëtarët talebanë ngritën pikat e tyre të kontrolli dhe vazhduan të bllokojnë aeroportin të enjten. Ata taniëm kanë formuar barriera për afganët por edhe të huajt që duan t’i ikin regjimit islamik. Mes të ndaluarve me dhunë ishin edhe dhjetëra qytetarë australianë dhe briatanikë. Para se Afganistani të binte nën kontrollin e talebanëve, më shumë se 300 përkthyes afganë dhe të afërmit e tyre u vranë nga militantët për shkak të lidhjeve të tyre me SHBA, sipas organizatës jofitimprurëse Askush nuk u la pas.

Qindra afganë të cilëve u mungonte ndonjë dokument ose leje për evakuim u mblodhën gjithashtu jashtë aeroportit, duke shtuar kaosin që ka penguar edhe disa afganë që kanë dokumente të mos kalojnë.

Shtëpia e Bardhë tha të premten se rreth 9,000 njerëz ishin evakuuar që nga 14 gushti. Më herët, zëdhënësi i departamentit të shtetit amerikan Ned Price tha në Uashington se 6,000 njerëz hipnin në fluturimet ushtarake në orët e ardhshme.

Vetëm rreth 4,000 pasagjerë janë evakuuar nga SHBA dy ditët e fundit, për shkak të pengesave rreth aeroportit. Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha ka përpjekjet për të përshpejtuar evakuimin  dhe se do të rritet numri i stafit që verifikon aplikimet për viza dhe hapjen e portave shtesë të hyrjes në aeroport.

Deri më tani, nuk ka një shifër të saktë të numrit të qytetarëve perëndimorë dhe afganë të cilët kanë nevojë për evakuim. Vlerësohet të jetë rreth 11,000 deri në 15,000 shtetas amerikanë së bashku me anëtarët e familjes, si dhe dhjetëra mijëra afganë të cilët gjithashtu mund të jenë në rrezik.

Mijëra afganë, që nuk kanë dokumente udhëtimi, kanë vërshuar në aeroportin që nga 15 gushti me shpresën se do të hipin në ndonjë prej avionëve, për të ikur jashtë vendit.

Të paktën 12 persona raportohet se janë vrarë brenda dhe përreth aeroportit, përfshirë edhe disa afganë, të cilët ishin kapur në avionët në lëvizje të forcave ajrore amerikane dhe më pas ranë nga ajri.

Të tjerë janë vrarë nga të shtënat e luftëtarëve talibanë apo të forcave amerikane, ose vdiqën pasi u shtypën nga turmat.

Dëshmitarët thanë se luftëtarët talibanë, disa prej tyre që bartnin shkopinj dhe kamxhik po i ndalojnë hyrjen shumë perëndimorëve dhe afganëve.

Duke qënë se qeveritë e huaja e kanë të pamundur që të sigurojnë që pasagjerët të mund të arrijnë sigurt në aeroport dhe të evakuohen, disa avionë janë nisur nga Kabuli me pothuajse asnjë pasagjer. Një avion nga Gjermania, që është në gjendje të transportojë 150 pasagjerë, gjatë kësaj jave u largua nga Kabuli me vetëm shtatë njerëz në bord.

“Të shkosh deri në aeroport është mision i pamundur”, thotë një aktivist afgan për të drejtat e njeriut, që nuk arriti të fluturonte drejt Stambollit, një destinacion mjaft popullor për shumë afganë. Turqia është një prej shteteve të pakta që u jep viza afganëve,  edhe pse me çmime gjithnjë e më të larta –.

“Talibanët po e bëjnë shumë të vështirë për afganët që duan të largohen”, tha ai, në kushte anonimiteti. “Ata mendojnë se njerëzit që largohen janë skllevër të të huajve dhe ata e meritojnë që të trajtohen në këtë mënyrë”, shtoi ai.

Edhe në ndërtesat e ambasadave në qytet, sipas dëshmitarëve okularë, janë grumbulluar njerëz. Më parë qarkullonin fjalë, se atje mund të merrnin viza për të udhëtuar jashtë vendit.

Ministrat e Jashtëm të vendeve të grupit G7 kërkuan nga talibanët garanci për njerëzit që duan të largohen nga vendi si dhe për të huajt. Milicët duhet të garantojnë sigurinë për të gjithë njerëzit që duan të largohen nga vendi, deklaroi ministri i Jashtëm britanik Dominic Raab, vendi i të cilit ka kryesinë e radhës në grupin e vendeve të industrializuara G7.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë