Shendet

Shapo: BA.4 dhe BA.5 prezent në Shqipëri, duhet të shtohen vaksinimet e të kthehen masat

Duket se Shqipëria po kthehet pas në kohën “kur të gjithë kishin rreth tyre dikë me Covid”. Të mërkurën shifrat treguan përsëri një rritje të rasteve, dhe pozitiviteti arrit afër 30%.


Mjeku shqiptar në Londër në një postim në rrjete sociale ka shpjeguar se përqindja e lartë e pozitivitetit nënkupton qarkullim BA4 dhe sidomos BA5.


“Të dish sa të infektuar ka në popullatë, nivelin e mbrojtjes imunitare, ç’pritet si projektim për korrikun dhe ç’masa duhen re-instaluar është e rëndësishme. Vaksinimet me doza të 2-ta dhe booster janë prioritet. Rritja e rasteve me këto ritme shton dhe shtrimet spitalore, por dhe humbjet e jetës tek personat 70+ dhe personat me sëmundje shoqëruese”, ka shkruar Shapo.

Laidon Shapo, mjeku shqiptar në Londër-Gazeta "Si"-30.06.2022

Shifrat tregojnë se vendi ynë është nën të njëjtin trend me Europën. Shefja e Shërbimit Epidemiologjik, Silva Bino më herët i ka shpjeguar Gazetasi.al se do të rriten infektimet nëse njerëzi nuk vaksinohen.
Sipas saj shkak i valës së re të infektimeve është qarkullimi i Omicron me gjithë nën vaiantet e tij.

Shapo shpjegon për Gazetasi.al se virusi është i zgjuar sepse nuk është i fortë por do të jetë pezent. Ai thotë se infektueshmëria është e lartë.
“Do të përfitojnë ata që i kanë bërë të gjitha dozat, ata që janë prekur kohët e fundit. Problem mbeten personat +65 dhe ta që kanë probleme shëndetësore. Ka shumë element në lojë që ndikon në ri-infektimin. Aty po futemi në një valë të 5-të gjithashtu. Është e dukshme dhe nuk ka nevojë për sekuencim”,shton Shapo.

Shapo i shpjegoi Gazetasi.al se vendi jonë po futet në valën e pestë dhe kjo është e dukshme. Ai tregon se duhet të merren masa sepse sistemi shëndetësor kudo është në vështirësi. Sipas Shapos këto dy variante tentojnë të kalojnë mbrojtjen imunitare.
Ai shpjegon se masat e nevojshme aktualisht janë; vaksinimi i popullatës, me dozet e dyta dhe të treta,duhet kujdes me grumbullimet masive dhe mbajtja e maskës ku nuk mund të ruhet distancomi social.
“Me dozë të tretë jemi 15% dhe është shume pak. Ka shumë gjëra komplekse sepse nuk është thjesht virus. Nuk mund ta lesh gjendjen në rënie të lirë. Sepse po t’i lesh njerëzit të përplasen me këto variante do dëmtohen. Duhet një survejancë më e mirë që të dalin rastet. Me këto ritme pritet qe piku i infektimeve të jetë në dy-tre javët e ardhshme”,shprehet Shapo.

Turistë në Athinë që mbajnë maska-Marrë nga CNN-Gazeta "Si"-30.06.2022.

Si është situata në Europë?

Sipas mjekut Shapo në Britaninë e Madhe ka 37 mijë raste të reja ditore dhe të gjithë ekspertët janë të mendimit që kjo është vala e pestë. BA. 4 dhe BA.5 janë të dy variante që rriten shumë shpejt.
“Kanë filluar të dalin në janar shkurt po kanë dashur kohë të marrin stafetën nga Omicron. Tani qe flasim BA.4 ka një pozitivitet 22-23% dhe BA.5 39% dhe mendohet që në javën që vjen do jetë 50%. Do të dominojë variantet e tjera në gjysmën e rasteve të kapura. Ka 1.3 milion testime dhe pozitivitet është rreth 37% më e lartë se një javë më parë. Nga këta janë 8% shtrime spitalore që nuk konsiderohen pak”, shpjegon Shapo.
Problemi qëndron me vaksinimet.
Sipas Shapos, këto valë të reja vijnë si pasojë e uljes së mbulesës imunitare. Pra mbrojtja e vaksinës ka rënë, sepse vaksinimet e fundit (doza booster) janë bërë në tetor-nëntor të vitit të kaluar dhe kështu ka kaluar 6 muaj.
“Me dy doza këtu janë 69-70% afro. Por këtu po dalin raste që janë infektuar 4 herë. Festivali Glastonbury fundit nxori në dritë që ndikojnë shumë grumbullimet sepse shumë persona u infektuan”, shpjegon Shapo.


Vendet evropiane po shohin një rritje të konsiderueshme të rasteve me Covid-19 të nxitur nga nën variantet shumë infektive të Omicron.
Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) paralajmëroi javën e kaluar se rritja e rasteve e raportuar për shkak të BA.4 dhe BA.5 tregon që këto variante do të bëhen dominuese.

Infeksionet po rriten në shumë vende, duke përfshirë Portugalinë, Gjermaninë, Francën, Greqinë, Austrinë, Italinë, Zvicrën dhe Spanjën, sipas projektit Our World in Data (OWID) në Universitetin e Oksfordit, i cili gjurmon pandeminë.
Studimet e reja kanë treguar se nën variantet Omicron BA.4 dhe BA.5, janë më të transmetueshëm krahasuar me variantet e mëparshme dhe duket se shmangin sistemin imunitar.

Ekspertët ECDC kanë theksuar se rritja e rasteve mund të pasojë me një rritje shtrimesh dhe vdekjesh.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë