Kinema

Seriali britanik ‘Bodyguard’ hit global

Richard Madden interpreton një oficer policie, i caktiar për të mbrojtur sekretaren e brendshme të Anglisë, në serialin "Bodyguard". Foto: Netflix.

Caryn James/ WSJ – Trilleri politik “Bodyguard”,  doli të ishte shumë popullor në Mbretërinë e Bashkuar , aq saqë qeveritarët e vërtetë po marrin në konsideratë subjektin dhe personazhet. Tani Netflix, po vë bast, se e gjithë bota dëshiron ta shohë.Gjiganti i transmetimit video, i cili tha javën e shkuar se arritën në 137 milionë të regjistruar globalisht, po i nxjerr të gjashtë episodet e  serialit televiziv,  në 190 shtete. Në serial interpretonRichard Madden (ndoshta më i njohur si Robb Stark nga “Game of Thrones”) në rolin e David Budd, një oficer policie i caktuar të mbrojë sekretaren e brendshme të Anglisë, Julia Montague, interpretuar nga Keeley Hawes.Davidi më parë kashërbyer në Afganistan dhe vuan nga çrregullimi i stresit post-traumatik, një gjendje për të cilën ai fajëson politikanët luftënxitës si Julia. Marrëdhënia e tyre e ndërlikuar dhe dyshimet rreth motiveve të vërteta të Davidit janë fokusi i serive, thotë krijuesi i tij, Jed Mercurio. “Nevoja për t’i besuar dikujt që ke pranë, por gjithashtu frika se ai dikush pranë teje mund të jetë një manifestim i kërcënimit, është diçka nga e cila të gjithë druhemi nënvetëdijshëm në marrëdhënie,” thotë ai.

https://www.youtube.com/watch?v=tLfLU6-9lxY
Traileri i ‘Bodyguard’

Në terrenin pjellor të serialeve si “Homeland” dhe “House of Cards” , “Bodyguard” është plot me operativë që të fusin thikën pas shpine, bomba që shpërthejnë, çështje klandestine dhe devijime drithëruese të subjektit. “Do të doja të bëja diçka që është e vendosur në botën e politikës, që të ishte gjithashtu një triller i vërtetë dhe të kishte  elementët e një drame aksioni,” thotë z.Mercurio, i cili më  parë ka zhvilluar “Line of Duty” (Vija e Detyrës) , një serial i gjatë i BBC-së rreth korrupsionin të policisë.

“Bodyguard” (Truproja) u transmetua në BBC në muajt gusht dhe shtator, sipas modës së vjetër në mbrëmjet e së dielës. U bë drama më e shikuar në Britani, që pas kohës së “Downton Abbey”, i cili u ngjit në renditje, duke arritur 11 milionë shikues në finalen e sezonit." Mendoj se jemi kapur në befasi nga shkalla e suksesit të serialit,” thotë Piers Wenger, i cili mbikëqyr programacionin e serialeve të BBC-së. Ai ia atribuon popullaritetin “stuhisë së përsosur” , si  edhe episodeve  suspansë dhe çështjeve tematike si portretizimi etnik dhe mbikëqyrja qeveritare. Gjithashtu, seriali ndezi biseda nëpër të gjithë vendit, me kryeministren Theresa May e cila ishte  mes politikanëve, që  ofruan opinionet e tyre.

11 milionë shikues u vendosën para ekranit kur BBC transmetoi finalen e sezonit të ‘Bodyguard,’ku interpretojnë Richard Madden dhe Keeley Hawes. Foto: NETFLIX

“Shoh televizor për t’u shtendosur”, ka thënë ajo në gusht,  pasi kishte ndjekur një pjesë të sezonit premierë. “Nuk jam e sigurt që një dramë rreth një sekretareje të brendshme grua është mënyra më e mirë për mua.” Por Amber Rudd, një ish-sekretare e brendshme, ka thënë se ishte fanse dhe lëvdoi portretizimin e marrëdhënies së politikanit me truprojën, i cili është “tejet i afërt me ty për një kohë të gjatë.”Media sociale gjithashtu e ka ndihmuar serialin, duke u ndriçuar me teoritë e fansave rreth vdekjes së dukshme të personazhit kryesor. Z.Wenger thotë se përqindja e shikuesve që e kanë parë live “Bodyguard” të dielave, ndryshe nga ata që e kanë kapur më vonë, vazhdonin të rriteshin gjatë transmetimit, pjesërisht që të shmangnin zbulimin prej të tjerëve dhe pjesërisht që të merrnin pjesë në bisedat e shpejta online rreth serialit.

BBC dhe z.Mercurio janë në biseda rreth një sezoni të dytë, por ende nuk është finalizuar asgjë. Disa kritikë e kanë akuzuar “Bodyguard” për portretizim stereotipik të myslimanëve. Në episodin e parë, për shembull, Dabidi përpiqet t’i kthejë mendjen një kamikazeje grua, veshur me hijab. z.Mercurio i  mbron skena të tilla, duke thënë se ato janë “fatkeqësisht një element i kërcënimeve terroriste,  me të cilat përballen demokracitë perëndimore, kështu që nuk duket  e pavend  ta portretizosh këtë si pjesë e një prej kërcënimeve në serial.” Nga fundi i serive, shton ai, “njerëzit do ta dinë se kemi portretizuar një sërë llojesh të ndryshëm të kërcënimit terrorist.”

Netflix ka licencuar të drejtat për “Bodyguard’,  thotë Larry Tanz, zëvendëspresidenti i kompanisë së blerjeve të përmbajtjeve. Duke e nxjerrë sezonin e parë përnjëherë në shumë rajone, Netflix po shpreson të tërheqë abonues me dëshirë për ta ndjekur. “Shumë njerëz do ta shohin në të njëjtën kohë,” thotë z.Tanz. “Nxjerrja  në të  gjithë ata vende,  na jep mundësinë për momente historike botërisht.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë