Analize

Serbia pajiset me raketa ruse

Serbia është zyrtarisht vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që pajiset me raketa.

Gjatë fundjavës, Serbia ka marrë dërgesën e parë të sistemeve të mbrojtjes ajrore ruse “Pancir S1”, pavarësisht paralajmërimeve të SHBA-së për sanksione. Lajmi  u konfirmua zyrtarisht nga presidenti serb, Aleksandër Vuçic, më 23 shkurt një ditë pasi ministria e Mbrojtjes konfirmoi marrjen e dy prej gjashtë sistemeve anti-ajrore.

"Serbia forcoi ndjeshëm aftësitë e saj mbrojtëse dhe parandaluese", tha ministria e Mbrojtjes përmes një deklarate. Ndërkohë, presidenti Vuçic ka thënë se sistemet u blenë pas sugjerimit të presidentit rus, Vladimir Putin.

Ky lajm nuk ishte surprize duke u nisur nga fakti se industria serbe e mbrojtjes po rritet dhe po modernizohet dita-ditës, ndërkohë që Beogradi ndërton muskujt e tij ushtarak falë bashkëpunim me Rusinë. Beogradi po modernizon ushtrinë duke blere tanke, avionë, helikopterë dhe ka tanimë një sistem raketor për mbrojtjen e zonës së tij ajrore.

Sistemi i raketave Pantsir është pjesë e raketave të lëvizshme me rreze të mesme. Pantsir- S1” është një sistem i kombinuar i raketave ajrore dhe atyre të mesme dhe përfaqëson teknologjinë më të fundit ruse të mbrojtjes ajrore. Pancir-S1 ishte krijuar për të siguruar mbrojtje ajrore kundër avionëve apo helikopterëve.

Por armatosja “deri në dhëmbë” e Serbisë me raketa ruse duket se mund t’i kushtojë Serbisë shumë shtrenjtë. I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin, Matthew Palmer ka paralajmëruar se Beogradi mund t’u nënshtrohet sanksioneve nëse blen armë ruse.

Sistemi Pantsir-S1,Gazeta Si, 2020

Rusia i ka shitur ndër vite aeroplanë luftarakë helikopterë dhe tanke Serbisë, duke ngritur shqetësime në rajonin. “Serbia po armatoset vsepse është një vend i lirë i rrethuar nga vendet anëtare të NATO-s me të cilat ne duam të jemi miq,” tha Vuçiç.

Dorëzimi i sistemeve “Pancir S1” vjen disa ditë pasi ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, vizitoi Beogradin, duke paralajmëruar se Beogradi dhe Moska do të rrisnin bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes. Serbia ka rritur shpenzimet për ushtrrinë nga viti në vit. Për 2019-ën ajo ka shpenzuar 906 milionë dollarë më shumë sesa një vit më parë.

“Serbia mund të jetë krenare pasi tani ka 14 avionë luftarakë MiG 29″, tha ministri serb i Mbrojtjes Aleksandër Vulin , duke nënvizuar se Serbia ka ushtrinë më të avancuar në rajon.

Disa muaj më parë, Serbia mbajti stërvitje të përbashkëta ushtarake ajrore me Rusinë. Kjo ishte hera e parë që një sistemi i mbrojtjes raketore S-400 dhe ai Pancir ishin shfaqur në një stërvitje ushtarake jashtë Rusisë, kishte deklaruar ministria ruse e Mbrojtjes.

Në përputhje me marrëveshjen e lidhur me Moskën, Serbia do të marrë nga Rusia, 30 tanke beteje T-72C dhe 30 automjete të blinduara BRDM-2, MI-17, katër helikopterë luftarakë Mi-35M dhe ka marrë gjashtë avionë të dhuruar MiG-29, si dhe aeroplanë transporti Antonov An- 26. Këto armatime janë duke u blerë me çmime shumë të volitshme edhe pse kostot për modernizimin pritet të jenë të larta.

Sistemi Pantsir-S1,Gazeta Si, 2020

Ekspertët ngrenë alarmin se rritja e fuqisë ushtarake të forcave serbe mund çojë drejt një garë të rrezikshme armatimesh në rajon. Ambiciet e Serbisë për të ruajtur neutralitetin, duke modernizuar forcat e saj të armatosura dhe duke rritur importet e armëve, mund të riformësojnë qëndrimin e Serbisë, jo vetëm në rajon, por edhe në një farë mase përballë Perëndimit dhe Lindja.

Industria serbe e mbrojtjes po rritet dhe po modernizohet dita-ditës, ndërkohë që Beogradi ndërton muskujt e tij ushtarak falë bashkëpunim me Rusinë.

Këto blerje ushtarake mbështeten fuqimisht nga politikanët më nacionalistë anti-perëndimorë, të cilët duan të “shndërrojnë” Serbinë në super-fuqinë ushtarake të Ballkanit.

Serbia po thith gjithashtu edhe investimet ushtarake kineze, që mund t’i ofrojmë jo vetëm përparimet teknologjike, por gjithashtu edhe një mundësi për të eksportuar në tregun e madh kinez. Ajo ka rritur po ashtu edhe bashkëpunimin ushtarak me vendet arabe.

Serbia po thith gjithashtu edhe investimet ushtarake kineze, që mund t’i ofrojmë jo vetëm përparimet teknologjike, por gjithashtu edhe një mundësi për të eksportuar në tregun e madh kinez. Ajo ka rritur po ashtu edhe bashkëpunimin ushtarak me vendet arabe.

Forcat e armatosura serbe aktualisht mbështeten tek armët e vjetra sovjetikëve, këshu që Beogradi ka urgjentisht ka nevojë për blerje të reja për të përmirësuar armatimin e saj. Aktualisht Serbia po shqyrton një marrëveshje mbi bashkëpunimin ushtarak-teknik me Rusinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë