Mendim

Serbia ka nevojë për respektin e Kosovës, jo për tokën e saj!

“Ne jemi këtu për të ndërtuar ura dhe për të shembur mure", i tha Kryeministri grek Aleksis Tsipras homologut të tij maqedonas, Zoran Zaev gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut më 2 prill.

"Edhe sikur të më tërhiqini zvarrë në rrugë, nuk do ta njoh Kosovën," tha presidenti serb Aleksandër Vuçiç në një intervistë televizive në televizionin publik të Serbisë më 8 maj.

Dy krerët e Ballkanit po mundohen të normalizojnë marrëdhëniet me fqinjët e tyre duke ndjekur strategji diametralisht të kundërta. Kontrasti i madh mes optimizmit të Tsiprasit dhe mendjengushtësisë së Vuçiçit ka bërë që Serbia dhe Kosova të jenë ende në rrugë pa dalje.

Duke kapërcyer përplasjet dhjetëvjeçare, Tsipras negocioi një marrëveshje duke anashkaluar çështjet e ndjeshme të identitetit kombëtar dhe duke hequr të gjitha pengesat për respektimin dhe bashkëpunimin e Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë, Serbia dhe Kosova mbeten të mbërthyera në armiqësi, të paafta për të gjetur një zgjidhje. Dialogu i udhëhequr nga Bashkimi Europian dhe i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara për të ndërmjetësuar një marrëveshje midis presidentëve të Serbisë dhe Kosovës, është rrëzuar, duke shkaktuar rritjen e retorikave nacionaliste. Duke iu rikthyer kujtimeve të tmerrshme të luftës viteve 1990, Parlamenti i Kosovës ka akuzuar forcat serbe për gjenocid, një akuzë që Beogradi e ka hedhur poshtë me zemërim, duke dënuar kundërshtarët e saj në Prishtinë si "banditë" dhe "kriminelë".

Plotësimi i politikës së pavlefshme të Bashkimit Europian ndaj Kosovën është një çështje urgjente dhe përgjegjësia me e madhe për atë që ndodh në Ballkan, bie mbi Shtetet e Bashkuara. Uashingtoni duhet të heqë fokusin nga përparimi në Maqedoninë e Veriut dhe ta zhvendosë në Kosovë.

Hashim Thaçi, Federica Mogherini dhe presidenti serb

Çelësi i Marrëveshjes së Prespës nuk ishte vetëm guximi i Tsiprasit dhe Zaevit por edhe qasja e tyre gjithëpërfshirëse ndaj problemit. Në vend që të kërkonin një zgjidhje afatshkurtër, duke u përqendruar vetëm tek gjetja e një emër të ri për Maqedoninë e Veriut, Tsipras dhe Zaev trajtuan një sërë ndryshimesh që e bënë emrin "Maqedoni" problemin më të vogël të mosmarrëveshjeve mes tyre.

Përmes negociatave të mençura, të ndihmuar nga një ndërmjetës amerikan, Athina dhe Shkupi gjetën një formulë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes tyre edhe për brezat që do të vijnë. Vizita historike e Tsiprasit në Shkup, ashtu si vizita e Anëar Sadat në Jerusalem, ishte mishërimi i asaj njohjeje. Përderisa përfitimet e Marrëveshjes së Prespës rriten dhe marrëdhëniet mes dy vendeve vazhdojnë të ngrohen, kundërshtimi i fortë ndaj këtij pakti në të dy vendet po pakësohet.

E njëjta perspektivë është e mundur edhe në Kosovë. Por për fat të keq, as Vuçiç dhe as Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk kanë vizionin e homologëve të tyre grekë dhe maqedonas. Qasja e tyre me produktive ka qenë një plan i konceptuar keq për të ndarë Kosovën, deri më tani mbështetur nga Brukseli dhe Uashingtoni. Skenari i shkëmbimit të territoreve përveçse mund të rezultojnë në lëvizjet masive të pakicave të mbërthyera në anën e gabuar të kufirit të ri dhe do të përshpejtojë forcat centrifugale që kërcënojnë të copëtojnë Bosnjën dhe të rihapin çështjen e kufijve në rajon.

Për këtë arsye, Kancelarja gjermane Angela Merkel i dha fund këtij plani në samitin rajonal në Berlin në fund të muajit të kaluar. As Merkel as ndonjë udhëheqës tjetër nuk kanë paraqitur një alternativë tjetër. Franca planifikon të organizojë një tjetër diskutim të nivelit të lartë në korrik, por baza për rifillimin e dialogut mbetet e paqartë. Në këto kushte, si Vuçiç ashtu edhe Thaçi kanë bërë thirrje për një angazhim të nivelit të lartë nga ana e SHBA-së.

Si mund të shkohet drejt një marrëveshjeje


Merkel, Macron, dhe Thaci

Deri tani, strategjia perëndimore për Kosovën është mbështetur e gjitha mbi një strategji të gabuar: nevoja për të kompensuar presidentin serb dhe vendin e tij për humbjen e Kosovës, një strategji që ka çuar në trajtimin e pabarabartë të Kosovës.

Në vetëdijen serbe, Kosova ekziston jo si një shtojcë, por si zemra dhe shpirti i pashprehur i kombit serb. Prandaj për ta, humbja e Kosovës nuk mund të kompensohet, është tradhti kombëtare. Për këtë arsye, Kisha Ortodokse Serbe kundërshton shkëmbimin e tokës të propozuar nga Vuçiç, pasi një marrëveshje e tillë do t’i jepte fund ndikimit të saj mbi Kosovën.

Si për Maqedoninë, zgjidhja për problemin e Kosovës qëndron tek njohja e plotë e saj.

Me qëllim që të lejojë Serbinë të njohë Kosovën e pavarur brenda kufijve të saj të tanishëm, rezultati i vetëm stabilizues, edhe Kosova duhet të ta shohë Serbisë si fqinjin dhe aleatin e saj, sado e paimagjinueshme mund të duket kjo për dekadat në vazhdim.

Ndoshta strategjia e re e Perëndimore duhet të synojë të tjetërsojë lidhjen e Serbisë me Kosovën, në kuadrin e njohjes së plotë dhe reciproke. Në vend që të heqë dorë nga Veriu i vendit në një përpjekje të kotë për t’u njohur nga serbët, Kosova duhet të luftojë për njohjen e patjetërsueshme në kufijtë ekzistues.

Për të rifilluar zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të dhimbshme të se kaluarës, Kosova dhe Serbia duhet të kopjonte modelin e krijuar nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut. Me mbështetje të fuqishme ndërkombëtare, ato mund të duhet të krijojnë një "Komitet të Përbashkët Ekspertësh", si në marrëveshjen midis Athinës dhe Shkupit, të ngarkuar për interpretimin objektiv të ngjarjeve të luftës, bazuar në burime të vërteta dhe prova konkrete.

Duke marrë parasysh sa e vështirë do të ishte kjo për opinionin publik serb, kjo sipërmarrje do të kërkonte përfshirjen aktive të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, ekspertët e të cilëve do të punonin bashkë me homologët nga Kosova, nën kujdesin e ekspertëve grek, maqedonas dhe shqiptarë.

Shtetet e Bashkuara, të cilat nisën fushatën ajrore kundër Serbisë në 1999, mund të bëjnë shumë për të zgjidhur mosmarrëveshjet e së kaluarës. Serbia kohët e fundit përkujtoi 20 vjetorin , një kujtim të hidhur që Rusia e shfrytëzon për ndezjen e armiqësive serbo-shqiptare. /"Foreing Policy"/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë