Drejtësia

Foto/ Sekuestrohen pasuritë e Jamarbër Malltezit, 16 shtëpi dhe vila te Gjiri i Lalzit (lista)

Gazeta Si - Një ditë më parë, Jamarbër Malltezit, dhëndri i ish kryeministrit Sali Berisha, i janë bllokuar edhe gjashtë llogari bankare si dhe aksionet në disa kompani për aferën e privatizimit të klubit sportiv “Partizani”.

Një masë pasi GJKKO vendosi masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për 16 pasuri të paluajtshme.

Sipas burimeve paraprake, mëngjesin e kësaj të hëne, oficerët e Policisë Gjyqësore kanë nisur punën në terren për kryerjen e sekuestros preventive për 25 pasuritë e Malltezit.

LEXO EDHE:
- Dosja ‘Partizani’, SPAK akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha se favorizoi dhëndrin e tij: Jamarbër Malltezi përfitoi 5.4 mln euro
- Dosja hetimore ‘Partizani’, GJKKO: Berisha mund të ndërhyjë në asgjësimin e provave. Malltezi i mori fisit 3-5% për letrat
- Biseda mes Genc Rulit dhe Berishës për privatizimin e ‘Partizanit’: Doktor, futëm 20% me lekë dhe 80% me letra me vlerë
- Dëshmia e ish-drejtorit të ‘Partizanit’ në SPAK: Më ofruan një apartament në këmbim që të isha pro privatizimit

Një prej pasurive të sekuestruara, me vendim të GJKKO-së, është vila në Gjirin e Lalzit. Fillimisht  ata kanë shkuar në banka të nivelit të dytë për të sekuestruar 6 llogari në emër të dhëndrit të ish-kryeministrit dhe më pas do të shkojnë në tre kompani, konkretisht në “Homeplan shpk”, ku Jamarbër Malltezi ka 45% të aksioneve, “Magnet IMO shpk”, ku ka 100% të aksioneve dhe “Magnet Gym and Fit”, ku ka 60% të aksioneve.

Nga 16 apartamente, 7 prej tyre ndodhen në rrugën “Mustafa Matohoti”, ku njihet edhe si “rrugica e Salës”, pasi aty jeton Berisha, në banesën në emër të vajzës së tij.

Sipas vendimit të GJKKO-së, edhe ky apartament do të kalojë në sekuestro. Gjithashtu nën sekuestro, do të vihen edhe pronat tek ish-kompleksi “Partizani” dhe një vilë në Gjirin e Lalzit, ku Berisha kalon zakonisht kohën gjatë verës për të pushuar.

Oficerët do të paraqiten fizikisht në objekte për të bërë njoftimin dhe ndërrimin e bravave.

Deri në një vendim tjetër, këto do të jenë në sekuestro dhe Malltezi nuk mund të kryejë asnjë procedurë tjetër, qoftë shitje, blerje apo dhënie me qira.

Për Malltezin, prokuroria thotë se ka dyshime se ka kryer procesin e privatizimit të ish-kompleksit sportiv, për t’i ndryshuar më pas destinacion dhe përdorur për përfitim material, gjë që ka çuar në ndërtimin e një kompleksi pallatesh.

Ai akuzohet për veprën penale për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim, për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” në Tiranë.

Lista e pasurive të Jamarbër Malltezit, të sekuestruara nga SPAK

1. Truall me sipërfaqe 102.60 m2.

1. Apartament me sipërfaqe 208.20 m2 i ndodhur në Rr. “Deshmorët e 4 Shkurtit”, Tiranë

3. Apartament me sipërfaqe 346 m2.

4. Apartament me sipërfaqe 356.3 m2

5. Njësi me sipërfaqe 459.6 m2

6. Njësi me sipërfaqe 379.6 m2

5. Njësi me sipërfaqe 459.6 m2

6. Apartament me sipërfaqe 375 m2

7. Truall dhe vilë (apartament duplex) i vendosur mbi këtë truall me sipërfaqe ndërtimi 76.23 m2 e ndarë në kati përdhe me sipërfaqe 76.23 m2, kati i parë me sipërfaqe 76.22 m2 si dhe verande me sipërfaqe 22.73 m2.

8. Pasuri me sipërfaqe 107 m2, Ruga Frosina Plaku, kati përdhes i godinës 9 (nëntëe) katëshe, shkalla 2.

9. Masën 45% të kuotave të kapitalit themeltar të shoqërisë Homeplan sh.p.k. me NIPT K81803020E, në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

10. Masën 100% të kuotave të kapitalit themeltar të shoqërisë Magnet IMO sh.p.k. me NIPT L8J714031D, në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.

11. Masën 60% të kuotave të kapitalit themeltar të shoqërisë Magnet Gym&Fit, me NIPT L7202201OB, në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë