Drejtësia

Dëshmia e ish-drejtorit të ‘Partizanit’ në SPAK: Më ofruan një apartament në këmbim që të isha pro privatizimit

Gazeta Si - Në dosjen e klubit "Partizani", zbardhen detaje se si ish-drejtorit i të kuqve, Isa Tare, iu premtua një apartament që të mos kundërshtonte privatizimin. Isa Tare ka qenë drejtori i klubit nga viti 1995-2005, për të cilin SPAK thekson se u pushua nga puna kur në pushtet erdhi Berisha.

"Në vitin 2005 kur e hoqën Isain nga puna e ka zëvendësuar Afrim Tole.. Në kohën që ishte Isai drejtor, po bëheshin përpjekje që klubi shumësportesh Partizani t'i dorëzohej ish pronarëve dhe Isait i është afruar njëri nga këta ish pronarë, emri i të cilit nuk po i kujtohet, që i ka ofruar t'i jepte një hyrje në ndërtesat që do të bëheshin në atë territor, por me kusht që Isai të shprehte dakordësinë e tij që ta merrnin atë pronë ish pronarët. Pjesë e klubit shumësportesh Partizani ka qenë edhe pishina me vendndodhje në Laprakë, saktësisht tek parku i veturave i Ministrisë së Mbrojtjes", - thuhet në dosje.

"Kur ka ardhur në pushtet shtetasi Sali Berisha në vitin 2005, Isain e kanë hequr nga puna, duke e shkarkuar, pas asnjë motivim si dhe dy çunat e tij, të quajtur Auron Tare drejtori i parkut kombëtar të Butrinit dhe Agron Tare që ishte kryetari i degës së pakicave kombëtare në Ministrinë e Jashtme. … disa vite para se ta pushonin nga puna kanë kaluar te Ministria e Kulturës, madje i kujtohet se e ka propozuar ai. I kujtohet që e ka thirrur një shefe e madhe në Kryeministri, e cila i sugjeroi që të bëheshin shoqëri aksionere. Isai nuk pranoi se nuk kishim ku t’i gjenin fondet pasi kishin rreth 300-400 sportista dhe 60 veta me rrogë mujore që paguheshin muaj për muaj nga ministria e Mbrojtjes, buxheti i shtetit", - vëren SPAK në dosje, sipas dëshmisë së Isa Tares.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë