Analize

Sekreti i daljes së sigurtë nga izolimi

Nga "Foreing Affairs" - Muajt e fundit, shumica e vendeve të botës kanë jetuar nën kufizime të papara të shëndetit publik, masa për distanca sociale dhe masa të tjera urgjente. Të paktën 137 vende hynë në karantinë totale për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit. Njëqind e dyzet vende kufizuan udhëtimet e brendshëm, dhe 169 mbyllën të paktën disa prej shkollave. Në shumë mënyra, këto masa kanë pasur efektin e tyre, duke ndihmuar në uljen e transmetimit të virusit dhe uljen e presionit ndaj sistemit të kujdesit shëndetësor. Edhe pse më shumë se tetë milionë njerëz kanë testuar pozitivë për COVID-19 dhe mbi 400,000 kanë vdekur, këto shifra ka të ngjarë të ishin shumë më të larta nëse bota nuk do të hynte në izolim.

Por pjesa më e madhe e botës tani ka filluar procesin e rihapjes, edhe pse përhapja e sëmundjes vazhdon të përshpejtohet në shumë vende. Shtetet e Bashkuara regjistruan nurmin më të madh të të infektuarve gjatë kësaj jave, ndërkohë që shumë shtete shtyjnë përpara me planet për të rihapur ekonominë.

Kjo fazë e re është e rrezikshme, por mund të ketë qenë e pashmangshme. Kufizimet e forta në jetën e njerëzve nuk mund të mbahen përgjithmonë. Qëllimi i tyre ishte të "ulnin kurbën e të infetktuarve" dhe të shmangin grumbullimin e pacientëve të sëmurë në spitalet dhe t'u jepnin qeverive kohë për të forcuar sistemin e tyre të shëndetit publik. Por aty ku janë arritur këto qëllime, bëhet e vështirë të justifikosh kostot e dhimbshme ekonomike dhe sociale të izolimit të tejzgjatur. Prandaj, nuk është për t'u habitur që kaq shumë po përjetojnë një "lodhje nga karantina".

Për disa njerëz, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, kthimi në punë është çështje e jetë a vdekje. Për të tjerët, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, çështja ka marrë një dimension partizan, me republikanët që kundërshtojnë kufizimet e lidhura me koronavirusin. Komplikime të mëtejshme paraqesin edhe protestat që shpërthyen në Shtetet e Bashkuara dhe në shumë vende të tjera, pas vdekjes së George Floyd. Vala e parë e pandemisë ende nuk ka mbaruar (dhe një valë e dytë mund të jetë në horizont), por epokës së izolimit po i vjen fundi, të paktën tani për tani.

Kjo nuk do të thotë se çdo vend tani është në të njëjtën trajektore, megjithatë, ose që të gjitha strategjitë e rihapjes janë të njëjta. Vendet që ecën me kujdes, duke mbajtur masat në fuqi deri në shuarjen e shpërthimeve, e kanë përballuar më mirë pandeminë sesa ato që u hapën shpejt dhe para kohe. Në mënyrë të ngjashme, vendet që ndërmorën hap të kujdesshëm dhe të kthyeshëm dhe komunikuan në mënyrë efektive me publikun e tyre, kanë pasur më shumë sukses në trajtimin e surprizave të pashmangshme sesa ato që dolën sa hap e mbyll sytë nag karantina.
Koha e duhur

Trendi drejt rihapjes ka filluar prej një muaji, por tashmë është e qartë se vendet që pritën kohën e duhur për të lehtësuar kufizimet po e përballojnë më mirë fazën e hapjes sesa ato që hoqën masat e izolimit pavarëisht përhapjes së vazhdueshme të virusit dhe boshllëqeve në kapacitetin e shëndetit publik. Australia, Gjermania, Hong Kongu, Zelanda e Re dhe Norvegjia mbajtën në fuqi bllokime ose udhëzime të rrepta për distancimin shoqëror derisa numri i rasteve të reja të kishte zbritur në një nivel ku rreziku i ringjalljes së epidemisë ishte relativisht i ulët. Me uljen e nivelit të transmetimit, këto vende kanë qenë në gjendje të fillojnë rihapjen e shkollave dhe bizneseve dhe t'u lejojnë njerëzve të rifillojnë jetën e tyre shoqërore, pa rrezikuar që epidemia të dalë jashtë kontrollit.

Vendet që kanë ecur përpara me rihapjen, pavarësisht numrit të rasteve në rritje, janë në një trajektore shumë më shqetësuese. Për shembull, në Brazil, një numër i qyteteve të mëdha filluan rihapjen këtë muaj edhe pse rastet e koronavirusit, shtrimet në spital dhe vdekjet duket se ishin në rritje. Si rezultat, Brazili ka tejkaluar 50,000 vdekje dhe është në rrugën e duhur për t'u bërë vendi më i prekur në botë. Edhe Shtetet e Bashkuara kanë filluar të heqin kufizimet edhe pse rastet janë në rritje në më shumë se gjysmën e shteteve. Disa shtete kanë ndaluar rihapjen pas shpërthimeve të vatrave të reja dhe shtrimeve në spital.

Në Brazil dhe Shtetet e Bashkuara, rihapja ka çuar në rritje të aktivitetit publik ndërkoëh që virusi përhapet nëpër komunitete, e cila është një recetë për përhapjen e pakontrolluar të sëmundjes.

Sigurisht, një pjesë e sfidës për qeveritë federale si ato në Brazil dhe Shtetet e Bashkuara është se një pjesë e përgjegjësisë për shëndetin publik i takon nivelit lokal, që do të thotë se politikat e rihapjes mund të jenë në kundërshtim dhe madje edhe kontradiktore në shtete të ndryshme . Por një sistem federal nuk ka pse të ndërmarrë gjithnjë një qasje joefektive për rihapje, ashtu siç ka dëshmuar Gjermania, Kanada dhe Australia.

Një nga arsyet që disa prej vendeve pritën rënien e rasteve të reja për të filluar rihapjen është se ata kishin kohë për të mbrojtur sistemet e shëndetit publik. Ata që kanë forcuar testimin, gjurmimin e kontaktit dhe kapacitetet e izolimit gjatë periudhës së bllokimit, kanë një as nën mëngë: aftësia për të zbuluar grupimet e reja që do të shfaqen në mënyrë të pashmangshme pas rihapjes dhe izolimin e tyre të menjëhershëm.

Disa vende në procesin e rihapjes tashmë kanë demonstruar se sa të rëndësishme mund të jenë këto aftësi në rast të një shpërthimi të ri. Në prill dhe maj, Koreja e Jugut testoi dhjetëra mijëra njerëz dhe kontakte në mënyrë që të izolonte një vatër shpërthimi në kryeqytetin e Seulit. Gjermania gjithashtu ka qenë në gjendje të përgjigjet shpejt dhe në mënyrë efektive ndaj shpërthimeve të fundit në një fabrikë të përpunimit të mishit dhe disa kongregacioneve fetare. Dhe Kina ka treguar që mund të ndërmarrë një ndërhyrje agresive për të parandaluar shpërthimet reja të koronavirusit: muajin e kaluar qeveria testoi 11 milion njerëz në Wuhan pasi u zbuluan raste të reja dhe në fillim të këtij muaji izoloi pjesën më të madhe të Pekinit.
Ndërkohë, vendet që nuk e shfrytëzuan aftësinë e tyre për të gjurmuar dhe izoluar rastet e reja para rihapjes, kanë dëshmuar se nuk janë në gjendje t'i përgjigjen shpërthimeve të reja. Shtetet e Bashkuara dhe Brazili janë në këtë varkë, se bashku me Mbretërinë e Bashkuar dhe, Suedinë

Plane fleksibël

Sidoqoftë, jo gjithçka ka të bëjë me kohën dhe përgatitjen. Fleksibiliteti dhe mesazhet publike gjithashtu kanë rëndësi. Shkencëtarët dhe zyrtarët e shëndetit publik kanë mësuar shumë rreth rreziqeve që lidhen me këtë virus gjatë gjashtë muajve të fundit, por mbeten paqartësi të konsiderueshme. Si rezultat, vendet që kanë pasur një qasje konservatore dhe metodike për daljen nga izolimi kanë qenë më të afta të shtypin butonin e pauzës, ose tëe ekuilibrojnë politikat e tyre kur u përballën me shpërthime të reja sesa ato që kanë heque të gjitha masat e paraprake që në fillim.

Për këtë arsye ekspertët e shëndetit publik rekomandojnë rihapjen në faza, duke filluar me rajone dhe aktivitete që janë me rrezik më të ulët dhe duke ecur progresivisht drejt atyre që janë me rrezik më të lartë.

Gjermania deri tani ka arritur në pikën ku të gjitha dyqanet mund t'u shërbejnë klientëve, mund të luhen ndeshje futbolli dhe kufizimet e brendshme të udhëtimit janë hequr. Me aftësitë e përmirësura të testimit dhe gjurmimit, qeveritë që kanë ndjekur këtë qasje kanë qenë në gjendje të monitorojnë efektet e politikave të tyre të rihapjes ndërsa ato zbatohen, duke u mundësuar që të vazhdojnë në fazën tjetër të rihapjes vetëm pasi të jenë siguruar se nuk po shkaktojnë një valë tjetër refeksionesh.

Po aq e rëndësishme për administrimin e kalimit nga bllokimi në rihapje është dëgjimi i këshillave të ekspertëve dhe sinqeriteti me publikun. Udhëheqësit në Gjermani, Irlandë, Zelanda e Re dhe Singapori në veçanti kanë bërë një punë shembullore për të komunikuar politikat e vendeve të tyre dhe logjikën që qëndron pas tyre. Çuditërisht, këto vende kanë nivele të larta të pajtueshmërisë së publikut me politikat e mbylljes dhe rihapjes. Mesazhi publik nga liderët në Brazil dhe Shtetet e Bashkuara, përkundrazi, ka qenë jo konsistent dhe madje edhe anti-produktiv, duke kontribuar në konfuzion të gjerë në lidhje me mbajtjen e maskave, për shembull dhe nënvlerësimin e ruajtjes së distancës sociale.

Kanë kaluar më shumë se një muaj që shumë vende filluan të rihapen, dhe ka pak shenja se heqja e bllokimeve ka nxitur një valë të dytë të Covid-19 në shumicën e vendeve, megjithëse numri i çështjeve të reja vazhdon të rritet në vendeve që nuk i vunë kurrë nën kontroll shpërthimet fillestare. Vendet që mbyllën në kohë dhe forcuan sistemin e shëndetit publik dhe iu afruan rihapjes me fleksibilitet dhe mesazhe të qarta kundrejt publikut kanë treguar që kthimi në jetën e përditshme nuk ka nevojë për magji. Megjithatë, suksesi i këtyre vendeve ka qenë në hije nga vende të tilla si Brazili dhe Shtetet e Bashkuara, që nxituan të rihapen pa shumë përgatitje dhe tani po paguajnë një çmim të rëndë. Vendet që kanë qenë të pamaturs në qasjen e tyre për rihapjen jo vetëm që përballen me shpërthime të pa-parandalueshme brenda kufijve të tyre, por paraqesin rreziqe për përhapjen e virusin nmë vendet që kanë menaxhuar epideminë më me përgjegjësi, duke pasur parasysh natyrën globale të kësaj pandemie.

Rihapja gjatë pandemisë së koronavirusit mbetet një eksperiment në kohë reale. Sistemet efektive të shëndetit publik mund të zvogëlojnë rrezikun e shpërthimeve të reja. Por edhe planet më të mira për rihapjen mund të përballen me realitete të papritura në terren, siç ndodhi me protestuesit që sfiduan urdhrin e qëndrimit në shtëpi dhe udhëzimet për distancimin shoqëror në të gjitha vendet e botës.

Copyright © Gazeta "Si"

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës "Si", në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë