Politike

Sekretari amerikan Antony Blinken vjen në Tiranë më 16 shkurt

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken pritet të vizitojë Tiranën më 16 Shkurt.

Top Channel njofton se po punohet për finalizimin e detajeve të kësaj vizite, e para për Blinken në Shqipëri, prej vitit 2021 kur ai mori drejtimin e diplomacisë amerikane.

Për momentin nuk dihet qëllimi primar i kësaj vizite, por sipas TCH, sugjerohet se vjen si një vlerësimin amerikan për Shqipërinë, si një aleate e SHBA dhe në NATO.

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken,  (në maj 2021) shpalli Sali Berishën si person “Non Grata” për korrupsion dhe minim të demokracisë.

Vizita e parë e një sekretari amerikan shteti në vendin tonë ishte ajo e James Baker, në Tiranë më 22 qershor 1991.

Ndërsa e dyta vizitë e një tjetër sekretari amerikan shteti ishte ajo e Madeleine Albright, më 19 shkurt 2000, ku mbajti edhe një fjalë në parlamentin shqiptar. Pasuar nga një tjetër vizitë e John Kerry, më 14 shkurt 2016.

Ardhja e Antony Blinken në Tiranë do të shënojë vizitën e katërt të një sekretari shteti në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë