Kuriozitete

Sa ndikon alkooli në gjumin tuaj

Imazhi i dikujt që bën një gjumë të thellë pasi ka pirë disa gota verë duket sikur tregon se alkooli na ndihmon të bëjmë gjumin më të mirë por nëse jeni zgjuar ndonjëherë i lodhur dhe me kokën që ju dhemb për shkak të pijes, do ta kuptoni se gjumi pas pirjes është gjithcka përveçse i qetë.

Kjo mund të jetë më aktuale se kurrë duke pasur parasysh dhe periudhën e festive që ndodhemi.  Pavarësisht nëse është një festë virtuale për Krishtlindje, një pije në natyrë me një mik apo shumë shishe me pije me familjarët, ëhstë sezoni ku konumohet më shumë alkool dhe prandaj është e rëndësishme të dini se si ndikon kjo tek gjumi juaj. Për këtë ka folur ekspertja e gjumit doktoresha Sophie Bostock dhe ka shpjeguar gjithçka në lidhje me gjumin pas pirjes.

Pse alkooli ju bën të përgjumur?

Ju mund të keni dëgjuar që alkooli është qetësues, duke ju ndihmuar të relaksoheni. Por arsyeja që ju bën të flini shkon shumë më larg se kaq.

"Alkooli rrit atë që quhet presion për gjumë, i cili është një nga sistemet kryesore që kontrollon gjumin dhe përfshin grumbullimin e një hormoni të quajtur adenozinë që të bën të ndihesh i përgjumur", shpjegon Bostock.

Ju mund të pyesni veten pse keni arritur të qëndroni zgjuar deri në orët e para të mëngjesit pasi keni pirë para se të ndjeni nevojën e menjëhershme për të fjetur. Epo, është për shkak se alkooli mund të ketë një efekt vonues në sistemin tjetër kryesor të përfshirë në gjumë, ritmin cirkad.

“Në të vërtetë, alkooli zvogëlon prodhimin e melatoninës dhe mund të shtyjë orën e trupit tuaj prapa.

Si ndikon alkooli në cilësinë e gjumit?

Ju keni rënë në një gjumë të thellë, kështu që duhet të zgjoheni duke u ndjerë mirë apo jo? Fatkeqësisht, jo.

"Ndërsa alkooli ju ndihmon të fikni dritat dhe të filloni gjumin, cilësia e gjumit tuaj prishet", thotë Bostock.

Ajo shpjegon se normalisht ne flemë në cikle të qetë gjatë të cilave biem në një gjumë progresivisht më të thellë në fillim të natës dhe gjysma e gjumit tone më vonë  është gjumi ynë REM, gjatë të cilit ne përpunojmë kujtesën, gjendjet shpirtërore dhe emocionet.

"Ju mund të bini në një gjumë të thellë shumë shpejt pasi të keni pirë, por kur bëhet fjalë për pjesën e vonë të natës gjërat bëhen më të diskutueshme", thotë ajo.

Alkooli në mëlçi ‘sillet’ si një stimulues, duke bërë të zgjoheni dhe të kaloni më pak kohë në gjumin REM. Kur prishni gjumin REM ka më shumë të ngjarë të zgjoheni duke u ndjerë I lodhur, kështu që edhe kur keni fjetur për të njëjtën numër orësh, nuk keni pushuar aq shumë sa do të kishit pushuar pot ë kishit fjetur vërtetë.

Sa i keq është alkooli për gjumin?

“Kjo është kaq e ndryshme për secilin individ dhe varet nga sa pini zakonisht, sa është mësuar trupi juaj me alkool por edhe nga pesha e trupit dhe gjenetika. Sigurisht që pirja e tepruar ndikon tek cdo person.” thotë Dr Bostock.

Bostock gjithashtu vëren se nëse doni një pije, por nuk doni të zgjoheni të lodhur, është më mirë të pini një sasi të vogël të alkoolit në pasditen e vonë ose në mbrëmjen e hershme.

"Trupi ynë e perpunon alkoolin në nivele të ndryshme, në kohë të ndryshme. Trupi ynë është më efikas gjatë orës pesë të mbasdites. Kjo është kur temperatura e trupit tuaj rritet natyrshëm dhe i bën proceset e trupit shumë më të shpejta.” thotë ajo.

"Pra, nëse do të pini, këshilla ime do të ishte në fakt të pini pak më herët dhe të zgjasni sa më shumë kohën midis pirjes dhe gjumit. Gjëja më e rëndësishme është të sigurohei që nuk jeni duke pirë çdo natë të javës, në mënyrë që të arrini të bëni një gjumë plotësisht rikuperues."


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë