Rend dhe Ligj

Ryshfet për një vend pune, arrestohet për korrupsion zyrtari i Bashkisë së Tiranës

Gazeta Si - Një zyrtar i Bashkisë së Tiranës është arrestuar, pasi dyshohet se ka marrë ryshfet për të siguruar një vend pune.

Në një njoftim zyrtar, policia thotë se në pranga është vënë shtetasi Erjon Buçuku, 42 vjeç, me detyrë përgjegjës i burimeve njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Objekteve Publike të Bashkisë Tiranë.

Ai akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.      

Arrestimi i 42-vjeçarit u bë pas publikimit të një videoje në emisionin “Stop”, i cili ka publikuar rastin.

Sipas kësaj të fundit, shuma e paguar ryshfet, është 1 milion lekë për një vend pune roje shkolle në shkollën 9-vjeçare “Ardian Klosi”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë