Rend dhe Ligj

Ryshfet 50 mijë lekë për një vendim gjyqësor, SPAK shpall në kërkim policin

Gazeta Si - Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj oficerit të policisë gjyqësore Fatbardh Lala, i cili akuzohet se mori ryshfet për ndikimin tek prokurori dhe gjyqtarët për vendimin ndaj një të arrestuari.

Fatbardh Lala, i cili është larguar jashtë vendit, ka marrë një shumë prej 50.000 lekësh nga shtetësja me iniciale T. Ll., për të ndikuar tek Prokurori dhe gjyqtari i çështjes së të pandehurit Ermir Llagaçi.

Megjithatë qëllimi i tij nuk është arritur, pasi i arrestuari Ermir Llagaçi, u dënua me burgim.

Gjithashtu Fatbardh Lala ka zbuluar të dhëna sekrete të një ose më shumë procedim, që i ka marrë duke aksesuar në zyrat e tij të punës si oficer i policisë gjyqësore, dhe ia ka transmetuar nënës së Ermir Llagaçi nëpërmjet telefonit madje duke rekomanduar se prokurorët duhen takuar.

Sipas GJKKO-së, i dënuari mësohet se i ka paguar avokatit me iniciale S. A. shumën prej 300.000 lekësh, duke qenë në dijeni se një pjesë e kësaj shume parash konkretisht 150.000 lekë do të jepej nga ana e avokatit me qëllim që ai të ushtronte ndikim te gjyqtarët e Apelit, të cilët ishin tre, dhe secilit do ti jepej shuma prej 50.000 lekësh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë