Analize

Si po e përdor Rusia internetin kundër botës së civilizuar?

Putin

Menaxhimi i internetit në mënyrë efektive ka potencial për të ndryshuar perceptimet botërore mbi çështje të caktuara. Të gjitha vendet dhe korporatat e përdorin internetin për qëllim e tyre, të cilat janë shpesherë të “errëta”, por besomëni, rusët janë mjeshtrat e këtij “zanati”.

Interneti ka fuqinë për ta kthyer një gënjeshtër, në një mendim konsensual që përhapet në mendjen e miliona përdoruesve brenda disa minutave, sepse nënsistemet e tij të ndryshme kanë krijuar një sistem efektiv për ndryshiimin e perceptimeve të realitetit.

Rusët kanë përhapur disinformimin që nga themelimi i Bashkimit Sovjetik. Për shembull, ata pohuan se SHBA-ja u angazhua ushtarakisht gjatë Luftës Koreane. Edhe pse pjesa më e madhe e asaj që bënë sovjetikët ishte thjesht “PR”, përpjekje për të disformuar opinionin publik duke kontrolluar mediat, historia e luftës koreane u besua gjerësisht, kryesisht nga njerëz që ishin gjithsesi pro-rusë dhe anti-amerikanë. Megjithatë lajmi nuk e ndryshoi ndjeshëm opinionin publik, sepse mediat kryesore që po transmetonin lajmin ishin të njëanshme.

Por tanimë gjithçka ka ndryshuar. E mira dhe e keqja e internetit është se na bën të gjithëve publikues. Është një fushë lirie pothuajse totale, por është gjithashtu një fushë ku gënjeshtrat e ndërtuara me kujdes mund të kthenen në fakte në mendjet e audiencave të ndryshme. Pak njerëz kanë aftësinë për të dalluar të vërtetën nga gënjeshtrat e dhëna nga sfera e informacionit që është në dispozicion sot.

Riga, gazetarët punojnë kundër disinformimeve ruse

Duke pasur parasysh faktin që Google ruan të gjitha të dhënat, përfshirë edhe idetë propagandistike, efekti mund të zgjase për një kohë shumë të gjatë. Në të kaluarën, fushatat e PR-it shuheshin ose harroheshin, disa javë pas publikimit në gazetë, por fushatat në internet, qendrojnë të freskëta dhe mund të mbizotërojnë diskursin për vite me rradhë.

Personi më i prekshëm ndaj informacioneve të rreme ose të shtrembëruara është ai që kërkon përgjigje në Google. Ky person dëshiron mësojë, për diçka që nuk e ka ende të qartë dhe mund të marrë për të vërtetë gjithcka që lexon në Google. Unë nuk mendoj se kjo fushatë disinformimi nga Rusia do të jetë e ssuksesshme, por evolucioni i saj duhet të na bëjë të reflektojmë se çfarë mund të arrijë dikush duke përdorur internetin.

Interneti si armë kundër Perëndimit

Presidenti rus Vladimir Putin ka qenë i zemëruar në Perëndim për vite me rradhë. Në të vërtetë, ai ishte kundër Perëndimit që kur erdhi në detyrë, sepse mendonte se kolapsi i Bashkimit Sovjetik më 1991 ishte "katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit të 20-të", duke fajësuar zgjerimin e NATO-s dhe tensionet pas Luftës së Ftohtë.

Ashtu si shumica e rusëve, ai fajësoi politikat liberale të Mikhail Gorbaçovit, kreut të fundit të Bashkimit Sovjetik, por Putin e konsideroi Perëndimin si të pangopur, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, duke i akuzuar se kishin shkatërruar vendin që ai ishte trajnuar për ta nderuar dhe shërbyer.

Viti 1999, Putin behet President

Gjatë formimit të Bashkimit Sovjetik, dhjetëra miliona rusë, të cilët kishin lëvizur, ose kishin lindur në Ukrainë, shtetet baltike, Azinë Qendrore dhe Kaukazin, e gjetën veten të huaj, brenda shteteve të reja kombëtare. Putin e dinte se detyra e tij e parë ishte mbrojtja e asaj që kishte mbetur nga perandoria sovjetike dhe mbrojtja e rusëve që ishin në mërgim.

Ai i hyri një luftë të egër në republikën Kaukaziane të Çeçenisë për ta ndaluar të shkëputej nga Rusia dhe vuri në psuhtet, një diktator që vetëm ai mund ta kontrollnte. Putin u vuri fre përpjekjeje të gjeorgjianëve për të marrë përsëri krahinën e Osetisë së Jugut, duke i dërguar trupat rusë deri në afërsi të kryeqytetit Tbilisi, për të treguar se mund t’i jepte fund pavarësinë së Gjeorgjisë. Ai pushtoi krahinën ukrainase të Krimesë, e banuar kryesisht nga rusët dhe e shpalli atë pjesë të Rusisë.

Tanimë, urrejtja ndaj Perëndimit, është kthyer në trofetë më të mëdha të propagandës ruse.

Propagnada i ka bërë rusët të mendojnë se Perëndimi e ka zgjeruar NATO-n deri në kufijtë rusë, dhe bombardoi pa të drejtë Serbinë, aleatin kyç të Rusisë. (edhe pse e bëri për të parandaluar gjakderdhjen në Kosovë.) Ata mendojnë se Perëndimi pushtoi Irakun, bombardoi Libinë dhe se mbështet Ukrainën kundër Rusisë, apo financon OJQ-të dhe institutet perëndimore në Rusi. Megjithatë, kjo është vetëm një pjesë e vogël e propangandës ruse.

Vitet e fundit është bërë e qartë se rusët kërkojnë të bëhen ekspertë në luftën hibride, duke përdorur internetin dhe mediat sociale. Në një aktivitet në Londër në fillim të kësaj jave, të organizuar nga revista mujore "Prospect", një eksert botëror i sigurisë, Sir David Omand, deklaaroi see lufta elektronike mes Rusisë dhe Perëndimit do të ishte shumë më e rrezikshme dhe fuqishme sesa në kohën e Bashkimit Sovjetik.

Kjo vjen për shkak të natyrës së internetit dhe kapaciteteve të mediave sociale. Në fillim, si SHBA-ja ashtu dhe Rusia u shfaqën si dashamirëse të internetit, ​​të afta për t’u hapur ndaj botës dhe kureshtjes njerëzore, duke lidhur personin me personin dhe kombin me kombin. Duke theksuar potencialin e internetit për të ndryshuar botën, ish-presidenti Bill Clinton, tha se tashmë ishte e pamundur ta ndalje. Kinezët dhe rusët me sa duket e dëgjuan me kujdes presidentin dhe vendosën ta përdornin internetin kundër shpikësit.

Rreziku më i madh që mund të kemi hasur në botën online është përndjekja nga kriminelët, homoseksualët apo obsesivët e mbushur me urrejtje, por përtej asaj që shohim, pak e dimë cilat janë shtetet e fuqishme që e përdorin internetin për qëllimet e tyre, duke na përfshirë edhe ne një luftën e tyre.

Problemi themelor se shumica prej nesh e përdorin internetin në mënyrë të pakujdesshme, pa e vënë re sasitë e mëdha të informacionit që japin për korporatat, kriminelët dhe shtetet armiqësore, të cilat e përdorin për të dëmtuar vendet tona dhe zakonet tona demokratike.

Në maj 2017, ndërkohë që Emmanuel Macron po përballet me Marine Le Pen në balotazhin përfundimtar për zgjedhjet presidenciale franceze, një sulm masiv kompjuterik publikoi mijëra e-maile të ekipit të tij në internet, nëpërmjet ËikiLeaks. Një ekspert i inteligjencës kibernetike tha se sulmi mund të ishte organizuar nga “APT28”, një grup i afërt me shërbimin e inteligjencës ushtarake ruse, GRU.

Ciaran Martin, kreu i Qendrës Kombëtare të Sigurisë Kibernetike në Mbretërinë e Bashkuar, tha se gjatë 12 muajve të kaluar, hakerët rusë janë përpjekur të sulmojnë industrinë britanike të energjisë, telekomunikimeve dhe mediave. Në një fjalim, kryeministrja Theresa May deklaroi se Rusia po kërcënonte "rendin ndërkombëtar nga i cili varet siguria e mbarë botës”.

Sulmet kibernetike, që më parë konsideroheshin si një lojë, tanimë mund të dobësojnë demokracitë liberale në mbarë botën.  Në duart e shteteve dhe organizatave armiqësore, interneti përdoret për të përhapur gënjeshtra për qeveritë dhe ështje të ndjeshme politike.

Burimet: "Business Times", "Reuters"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë