Portofol

Rrumbullaku: Biznesi i vogël ka kryer informalitet

Pedagogu dhe specialist i ekonomisë, Olti Rrumbullaku, duke folur për “Të Paekspozuarit”, mbrojti idenë e përfshirjes me TVSH, të biznesit të vogël. Sipas Rrumbullakut, biznesi i vogël bën më tepër informalitet, pasi deklaron 5 herë më pak se xhiroja reale.

“Biznesi i vogël deklaron pesë herë më pak. Biznesi i vogël deklaron pesë herë më pak se xhiroja reale. Bizneset e vogëla janë kudo të vështira për tu taksuar. Kufiri është shumë më i ulët që ti të kapësh ato që janë më lart. Këto nuk i kap dot kurrë se këta ulin xhiron. Për mua shenjestrohen bizneset, ai që është 80 milion nuk gënjen dot të thot e kam 20 milion xhiron mujore”, u shpreh ai.

Sipas Pedagogut Rrumbullaku, ka biznesi i vogël nuk do të rëndohet fare nga vendosja e TVSH-së.

“Ka biznese të vogëla që paguajnë vetëm sigurime kaq. Ajo që nuk është thënë se që nga 2015 deri më tani janë futur 10 mijë biznese në TVSH, dhe është bërë një shifëreë rëndësishme, dhe tani është vala e dytë, dhe unë besoj se do shkojnë rreth 6 mijë biznese që do shkojnë në këtë rrjet, do kenë një lloj kosto për TVSH dhe për dokumentacionin, por është pjesë shumë e vogël me ato që janë futur në TVSH. Nuk rëndohen fare nga vendosja e TVSH”, tha Olti Rrumbullaku.

Si.

 

Më Shumë