Sport

Rrëfehet Tajson: I kaloja testet antidoping me urinën e djemve të mi

Ish-kampioni i famshëm i peshave të rënda në boks, Majk Tajson, ka rrëfyer në një intervistë të fundit për “Espn” trukun që përdorte për të kaluar testet antidoping në kohën kur ishte mbreti i ringut.

Ish-boksieri është treguar i sinqertë, duke pranuar se në testet e kontrollit antidoping ai përdorte jo rrallë urinën e djemve të tij për të dalë i pastër. “Doja të përdorja urinën e bashkëshortes sime, por ajo më thoshte se, nëse veproja ashtu, do të dilja shtatzënë”, - ka thënë Tajson, duke iu referuar edhe rastit të fundit të basketbollistit DJ Kuper, i cili kishte përdorur urinën e mikeshës së tij dhe rezultoi “shtatzënë”, një rast që bëri xhiron e botës.

Majk Tajson, ish-boksieri i famshëm amerikan. Gazeta Si, 8 gusht 2019

"Mendova të përdorja urinën e djemve të mi dhe kështu bëra. Si ja bëja? Më ndihmonte stafi personal mjekësor në këtë pjesë. Pjesa më e madhe e njerëzve që merren me testet antidoping ndihen në siklet në këto lloj situatash. Shpesh ata kthejnë kokën nga ana tjetër dhe unë përdorja këtë truk për t’u shpëtuar kontrolleve antidoping”, - ka sqaruar Tajson, një nga boksierët më të famshëm në botë. Me siguri kjo deklaratë e sinqertë e tij do të pasohet nga polemikat e atyre që do të ndihen të prekur nga kjo hile.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë