Teknologji dhe Inovacion

Rikonceptimi i transportit publik në periudhën post Covidi- Rasti i Hong Kong

Sistemi i transportit publik në Hong Kongut ka qenë konsideruar prej kohësh si një nga më të efektshmit në botë, kështu që nuk është për t'u habitur që një udhëtim në tramvajin e famshëm, MTR ose Star Ferry është një domosdoshmëri në listën e dëshirave të çdo udhëtari.

Por me një mesatare prej afro 12,9 milion udhëtime pasagjerësh në muaj para-pandemisë, këto mjete të transportit ishin jashtëzakonisht të mbushura.

Të nxitur nga shqetësimet që kanë pasuar situëtn e Covid-19, dizajnerët me bazë në Hong Kong kanë vendosur të punojnë për të riimagjinuar mënyrat e ikonave të transportit të qytetit, përfshirë tramvajet e tij historike dhe tragetet gjithnjë e më të njohura, për të parë se si tranporti publik mund të duket potencialisht në një botë post-pandemi.

"Zakonisht, dizajni i mirë vjen nga kufizimet. Pra, në një farë mënyre, kjo periudhë ka qenë vërtet e mirë për kreativitet- jo domosdoshmërisht për biznes, por sigurisht për imagjinatën," thotë Andrea Ponti, themeluesi i Ponti Design Studio.

"Gjatë dhe pas pandemisë, unë mendoj se projektuesit do të propozojnë shumë mënyra të reja, të ndryshme për të përdorur hapësirat publike dhe bashkëveprimin me mjedisin".

Që nga Causeëay në Kennedy Toën debutuar 115 vjet më parë, silueta e këndshme e tramvajit ka qenë një takim fiks në ishullin Hong Kong. Dhe tramvaji frenetik, I tejmbushur në Hong Kong, nuk mungon kurrë të të dhurojë një përvojë të paharrueshme.

Nga kati i sipërm i këtyre mjeteve dykatëshe, udhëtarët mund të përthithin jetën në rrugë, lagje pas lagjeje – ofrimin e ushqimeve të detit në buzë të rrugës, shenja të neonëve të ndezur dhe turmat që rrjedhin nëpër kryqëzime .

Kjo trashëgimi e bëri atë edhe më sfiduese për Pontin, një italian me qendër në Hong Kong, për të rifreskuar një pamje të tillë ikonike që i ka qëndruar testit të kohës deri më tani.

Rezultati? Ishulli, një koncept i ri i tramvajit që përfshin masa fizike distancuese dhe element të qendrueshëm duke qëndruar besnik në atë që e bën tramvajin e Hong Kongut një thesar të pazëvendësueshëm.

"Kur gjërat filluan të ngadalësohen në shkurt dhe mars për shkak të Covid, ideja e kombinimit të tramvajit me distancimin shoqëror thjesht erdhi natyrshëm tek ne," thotë Ponti, drejtori I projektimit të idesë.

"Udhëtimi me tramvajin është një përvojë e pashlyeshme. Njerëzit nuk e bëjnë këtë sepse është efikase, por sepse është një mënyrë e bukur për të udhëtuar ngadalë, për tu lidhur me lagjen.

"Ne donim të dilnim me diçka të re, të ndryshme, interesante, inovative, por, në të njëjtën kohë, duhet të ishim të kujdesshëm për të mos prekur atë që njerëzit me të vërtetë në lidhje me tramvajin".

Fatmirësisht, thotë ai, përgjigja deri më tani ka qenë pozitive. "Ne kemi marrë mijëra pëlqime dhe komente në mediet sociale - dhe vetëm disa kritika."

Pritja e ngrohtë i detyrohet kujdesit të Pontit për të mbajtur karakteristikat e dukshme, të tilla si formën e gjatë, drejtkëndëshe, dyshemetë prej druri dhe dritaret e mëdha.

"Frymëzimi për pjesën ballore të rrumbullakosur erdhi nga ndërtesat e famshme [të quajtura Tong lau] që mund t'i gjesh në Causeëay Bay ose Koëloon - këto ndërtesa shpesh kanë qoshe dhe dritare të bukura të rrumbullakosura", thotë Ponti.

Kur rifreskuam katin e fundit të tramvajit, Ponti thotë se është e domosdoshme të përfshihen dritare panoramike: "Ne donim të krijonim një lidhje me mjedisin. Pra, edhe ideja e këtij kati të sipërm lejon një pamje me të vërtetë të gjerë, veçanërisht gjatë natës."

Për të siguruar konceptin e tramvajit duke adresuar higjienën dhe masat distancuese, Ponti përfshiu hyrje dhe dalje pa kontakt, teknologji pa shofer dhe një mënyrë të re uljeje.

Sediljet rrethore, nga të cilat tramvaji 'Island' merr emrin, zëvendësua sediljet e ngushta dhe të ngjitura me njëra-tjetrën, ndërsa një ballkon i gjatë u mundëson pasagjerëve të shijojnë peizazhin urban, ndërsa mbajnë distancën mes tyre.

"Pjesa më e madhe e transportit publik në Hong Kong ka një planifikim shumë të ngjashëm të sediljeve - vetëm rreshta. Ne kemi dashur të eksplorojmë diçka krejtësisht të ndryshme, ku njerëzit ulen në një stol rrethor," thotë Ponti.

"Ideja është që të shikoni jashtë, në mënyrë që të shijoni peizazhin, por të qëndroni edhe në distancim fziik nga personat e tjerë brenda. Në këto kohë të pasigurta, kur lidhja fizike nuk është e mundur, ne kemi dashur të krijojmë një lidhje midis udhëtarit dhe qytetit. Prandaj kjo është arsyeja pse ne krijuam këtë plan urbanistik të hapur që ndjehet minimalist dhe i thjeshtë, funksional por emocional ".

Det me mundësi të reja

Michael Young, një projektues industrial britanik që ka jetuar në Hong Kong për më shumë se 14 vjet, do që të jetë në një qytet ku ndihet i rrethuar nga uji.

I njohur për historinë e tij të pasur në lidhje me peshkimin, transportin detar dhe jetesës në ishuj, Hong Kongu ka qenë i lidhur thellësisht me Victoria Harbour dhe Detin përreth Kinës Jugore gjatë gjithë historisë së tij.

Në këtë mjedis detar, megjithatë, anijet e udhëtarëve janë të vonuar në aspektin e përmirësimit, thotë Young.

"Unë mendoj se varkat në Hong Kong janë të bukura, por ato mund të jenë pak mesjetare," thekson Young, i cili drejton një studio projektimi.

"Doja të krijoja një dizajn varke që do t'i pëlqente një gjenerate të re, diçka që ndihet e freskët dhe e thjeshtë."

Frymëzuar nga tragetet më eko-miqësore në Shtetet e Bashkuara, Young erdhi me një ide për OseaD1: një varkë e vogël por e shpejtë për udhëtarët që do të funksiononte më shumë si një taksi.

Koncepti inovativ i përgjigjet thirrjes për distancim fizik, ndërsa shton edhe përbërës modernë si teknologjinë pa shofer, një motor elektrik dhe pjesët e jashtme të çelikut të riciklueshme.

"Më pëlqen ideja që njerëzit mund të distancohen fizikisht duke u ulur në pjesën e jashtme të trageteve - kjo mënyrë projektimi lejon gjithashtu aksesin në karriget me rrota."

Është një kontrast i ashpër me konfigurimet e dendura, rreshtat paralele në shumicën e trageteve të udhëtarëve në Hong Kong, megjithëse dizajnet kanë një ngjashmëri me varkat më lokale të kaito-ve dhe sampanëve që lëvizin nëpër ishuj shumë larg.

"Doja t'i jepja më shumë një përvojë të një dhome ndenje. Meqenëse pasagjerët janë ulur rreth skajeve, përballë, mund të bisedojnë me miqtë ose thjesht të ulen dhe të shijojnë pamjen.

Meqenëse projekti siguron qasje 360 gradë pamje për sediljet, pasagjerët nuk duhet të afrohen shumë me këdo që i ulet tek sedilja tjetër, thotë ai.

Distanca fizike ishte vetëm një pjesë e frymëzimit të Young.

Në një botë post-Covid, ai i imagjinon këto tragete konceptuale si një lidhje midis banorëve të stresuar dhe qosheve paqësore, të paprekura të qytetit.

"Në Hong Kong, ne jemi të rrethuar nga uji çdo ditë. Ka kaq shumë ishuj përreth dhe vende të bukura në ishujt Lamma, Lantau dhe Peng Chau që dëshiroj që të mund ta kemi më lehtë aksesin - shumë prej tyre janë thjesht shumë të largëta për të arritur pa një varkë.

"Nëse këto zona do të aksesohen më lehtë, unë mendoj se njerëzit do të donin të dilnin më shumë nga qyteti dhe të shijonin fshatrat. Në të vërtetë është një thesar"./CNN business/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë