Jete & Stil

Revolucioni i Microsoft, nuk ka më fjalëkalime!

Microsoft ka lajmëruar përdoruesit se nuk do të ketë më fjalëkalime. Kompania ka shpjeguar se nëse aktivizoni programin për t’u futur në adresën tuaj pa fjalëkalim, aksesimi i llogarisë suaj do të kërkojë shenjën tuaj të gishtit ose një tjetër vërtetim sigurie nga celulari juaj. Përdoruesit e Windows do të jenë ende në gjendje të përdorin opsionin e kodit PIN. Kompania ka shpjeguar kjo mënyrë është shumë më e sigurt pasi shenja e gishtit është unike.
Në mars të këtij viti, kjo alternativë u bë e disponueshme për bizneset, ndërsa tani është i dsiponueshëm për të gjithë përdoruesit Microsoft e Windows.
Megjithatë nga rregulli i ri do të përjashtohen paketat Office 2010, levat e Xbox 360 dhe WindoWs 8.1.
Sipas kompanisë fjalëkalimet e dobëta janë pika hyrëse për shumicën e sulmeve në llogaritë e ndërmarrjeve dhe konsumatorëve. Kompania ka shkruar në faqen e saj zyrtare se futen rreth 579 fjalëkalime çdo sekondë dhe prandaj bëhet më i rëndësishëm forcimi i kapaciteteve për ruajtjen e të dhënave.


Me përjashtim të fjalëkalimeve të krijuara automatikisht që janë pothuajse të pamundura të mbahen mend, njerëzit kryesisht krijojnë fjalëkalimet tona. Por, duke pasur parasysh dobësinë e fjalëkalimeve, kërkesat për to janë bërë gjithnjë e më komplekse vitet e fundit, duke përfshirë simbole dhe numra. Sipas kompanisë siguria është e lartë por krijimi i fjalëkalimeve që janë mjaft të sigurta dhe të paharrueshme është një sfidë. Kompania shpjegon se ka një sërë njerëzish që humbin fjalëkalimin e tyre dhe kjo gjë kthehet në problem pasi shumë prej tyre humbin kontakte të rëndësishme.
“Për të zgjidhur këto probleme dhe për të krijuar fjalëkalime që mund t'i mbajmë mend, ne përpiqemi t'i bëjmë gjërat më të lehta për veten tonë. Ne shpesh mbështetemi në fjalë dhe fraza të njohura dhe personale. Një nga sondazhet tona të fundit zbuloi se 15 për qind e njerëzve përdorin emrat e kafshëve të tyre për fjalëkalime. Përgjigje të tjera të zakonshme përfshinin emrat e familjes dhe datat e rëndësishme si ditëlindjet. Ne gjithashtu zbuluam se 1 në 10 persona pranuan se po përdornin fjalëkalimet nëpër faqe dhe 40 për qind thonë se kanë përdorur gati të njëjtën formulë për fjalëkalimet e tyre, si vjeshta 2020, e cila ndryshohet në Dimër2021 ose Pranverë 2022,” shkruan më tej kompania në faqen zyrtare.
Fatkeqësisht, ndërsa fjalëkalime të tilla mund të jenë më të lehta për tu mbajtur mend, por ato janë gjithashtu më të lehta për tu vjedhur nga hakerët. Kështu “fjalëkalimi” i ri mes shenjës së gishtit do të jetë i vlefshëm për çdo njeri.
Burimi: Microsoft/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë