Kinema

Quentin Tarantino dhe Hollivudi i njëherë e një kohe

Brad Pitt në Once Upon a Time . . . in Hollywood. Foto Andrew Cooper/©2019 Sony Pictures Entertainment.

Quentin Tarantino ishte gjashtë vjeç dhe jetonte në zonën e Los Anxhelosit kur, në verën e vitit 1969, portat e ferrit u hapën. Pesë  njerëz u vranë gjatë dy ditëve atë gusht, të qëlluar me armë zjarri dhe me thika nga një klan hipish të indoktrinuar, në pararojë të Helter Skelter, ideja e terrorit të shenjtë të vrasësit serial Charles Manson. Është rrëfenjë Hollivudi – jo më pak prej viktimës më të famshme, aktorja shtatzënë Sharon Tate, e cila ishte bashkëshortja e regjisorit Roman Polanski, që e bëri edhe më të afërt ndjesinë e tmerrit.

Quentin Tarantino në sheshxhirimin e Once Upon a Time . . . in  Hollywood. Ka banuar gjatë gjithë jetës në kontenë e Los Anxhelosit. Ai ka thënë se ka punuar rreth pesë vjet për skenarin e filmit. Foto: Andrew Cooper/©2019 Sony Pictures Entertainment

 

Margot Robbie në rolin e Sharon Tate në sheshxhirim . Foto: Andrew Cooper/©2019 Sony Pictures Entertainment.

Por është një histori Hollivudi për arsye më të mëdha. Kjo ishte një epokë, jo thjesht një ngjarje; një stil jetese, një popull, një obsesion i gjerë – jo vetëm një pikë në kohë apo në hartë. Qyteti është plandosje. Ashtu ishte edhe 1969-a. Ashtu është edhe puna e Quentin Tarantinos, tre filmat e fundit të të cilit ishin të dhunshëm, por edhe ekskursione lojcake në histori, të gjithë refrene të një stili devijant dhe llomotitjeje të ashpër, të dashurive  Western të Tarantinos. Ashtu si edhe filmi me duzinën e ndyrë të Luftës së Dytë Botërore, “Inglourious Basterds”, në të cilin një trupë larushe amerikanësh të fortë, një Brad Pitt ironik alla -Tennesse në krye të saj, e shfryn pakënaqësinë tek kafkat naziste.

DiCaprio në personazh në “Hullabaloo” , varieteja e NBC, që transmetohej në mes të viteve ’60. Foto: Andrew Cooper/©2019 Sony Pictures Entertainment.

Daltoni i interpretuar nga DiCaprio’s prezanton Booth-in e interpretuar nga Pitt agjentit Marvin Schwarzs, interpretuar nga Al Pacino, në restorantin legjendar të Musso & Frank Grill.

Tashmë i kthehet zhanrit Western me një tjetër qasje: një histori e Los Anxhelosit të shkollës së vjetër alla Pulp Fiction dhe Jackie Brown, ai lloji eposi qyteti që vetëm një nostalgjik me zgjuarsinë dhe veçorinë e Tarantinos mund të përpiqet ta bëjë vërtet.

DiCaprio në rolin e Dalton, në një episod të FBI.Foto: Andrew Cooper/©2019 Sony Pictures Entertainment.

Once Upon a Time . . . in  Hollywood, ku Leonardo DiCaprio interpreton një yll televiziv,  shkëlqimi i të cilit është zbehur dhe Brad  Pitt si dubluesi i tij është, siç e sugjeron edhe titulli, një rikthim. Për Los Anxhelosin, sigurisht, por edhe për Tarantinon, i cili, pasi ka udhëtuar aq gjatë dhe gjerë sa në Rajhun e Tretë drejt  Tempullit Shaolin, po e kthen në shtëpi. Once Upon a Time . . . in  Hollywood do të dalë në kinema, më 26 korrik të këtij viti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë