Politike

Qeveria shkarkon prefektin e Fierit dhe atë të Vlorës (emrat e rinj)

Nga Gazeta ‘Si’- Arben Çuko dhe Plator Nesturi janë shkarkuar nga postet e Prefektit, përkatësisht për Fierin dhe Vlorën.

Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Prefekt i ri i Fierit është emëruar Anduel Xhindi ndërsa Prefekte e Vlorës është emëruar Evis Allushi.

Rama lëshoi kritika të ashpra ndaj prefekturave, muajin e kaluar gjatë prezantimit të ministres së re të Brendshme, Albana Koçiu, duke paralajmëruar edhe ndryshim rrënjësor për Prefekturat, duke thënë se janë institucione që “kanë humbur peshën dhe kuptimin”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë