Trend

Pse njerëzit marrin pjesë në një maratonë vrapi?

Në Lojërat Olimpike të 1896 në Athinë, maratona e parë e organizuar përfshiu vetëm 17 atletë por eventi ka përparuar që atëherë. Fituesi asokohe vrapoi me një kohë prej 2:58:50 dhe në ditët e sotme kjo do të cilësohej si një kohë amatori. Ndërkohë të gjithë kemi nisur të kuptojmë më shumë për vrapin në distanca të gjata dhe ndikimet shëndetësore.
Pra, cilat janë përfitimet e vrapimit në një maratonë?
Pa asnjë shpresë për të fituar një medalje të artë ose për të lënë emrin në librat e historisë së sportit, disa syresh mund të pyesin pse njerëzit vrapojnë në maratona. Kjo kërkon një angazhim të madh të kohës dhe energjisë.
Pavarësisht kësaj, pjesëmarrja në maratonën në SHBA është rritur 255% që nga viti 1980 dhe aplikimet për Maratonën e Londrës janë rritur çdo vit që nga gara e parë në 1981, e cila kishte 7,747 vrapues.
Arsyet më të dukshme pse njerëzit e përdorin maratonën janë efektet pozitive të shëndetit dhe mirëqenies mendore. Ndërsa disa njerëz shqetësohen për dëmet që mund t’i bëni trupit tuaj nëse nuk jeni të përgatitur, përfitimet e përgjithshme shëndetësore kanë tendencë të tejkalojnë dukshëm çdo rrezik. Përfitimet për humbjen e peshës dhe shëndetin kardiovaskular janë të njohura, por kërkimet po zbulojnë vazhdimisht përfitime të tjera që sjell vrapi.

Por çfarë ndodh me motivimin psikologjik?
Për Kailey Bennet, një asistente fakulteti në Universitetin e Harvardit, maratona e ndihmoi atë të përjetonte më pak episodet e epilepsisë. Pavarësisht se çdo vrapues ka arsyet e veta, ka disa tendenca të përgjithshme që studiuesit kanë vërejtur që nxisin njerëzit të shkojnë në gara vrapi.
Një studim nga studiuesit në Akademinë e Edukimit Fizik Jerzy Kukuczka në Poloni zbuloi se "provimi i aftësisë për të marrë pjesë në një maratonë përbënte një ngjarje të rëndësishme jetësore për një person" dhe se kjo mund të ndikojë psikologjinë dhe vetëbesimin e tyre për arritje profesionale apo personale në të ardhmen. Carys Egan-Wyger në Universitetin Lund të Suedisë zbuloi se aspektet e jetës së përditshme janë pasqyruar në mënyrë të ndjeshme në maratonat e vrapit. Sipas tij është vënë re që vrapuesit zhvillojnë tre motivues kryesorë të tyre: lirinë, arritjet dhe konkurrencën.

Çfarë ndodh saktësisht në tru për pjesëmarrësit e maratonës?
Zakonisht mendohet se hormone të tilla si endorfina luajnë rol kryesor tek pjesëmarrësit, por relaksi që disa njerëz përjetojnë mund të jetë për shkak të rritjes së endokanabinoidoideve (neurotransmetues që shprehen në të gjithë sistemin nervor qendror vertebror dhe sistemin nervor periferik) në qarkullimin e gjakut. Ndryshe nga endorfinat (proteina te prodhuara nga hipotalamusi dhe gjendrat e hipofizës dhe lehtësojnë dhimbje) këto mund të kalojnë në tru. Gjatë vrapimit në distanca të gjata, truri gjithashtu mund të zbehë kujtesën mbi dhimbjen.
Burimi: BBC/ Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë