Jete & Stil

Pse hani më shumë para televizorit

A dëshironi të hani darkë para televizorit? Gabim.

Nutricionistët rekomandojnë të mos hani kurrë përpara televizorit, ekranit të kompjuterit ose celularit pasi në këtë mënyrë përfundoni duke ngrënë gjithmonë më shumë se ç’duhet, shkruan focus.it.

Edhe nëse jeni në dietë, ose dëshironi të qëndroni në formë, sigurisht që nuk është një zakon i shëndetshëm.

Arsyeja është e qartë, pasi duke ngrënë para televizorit ka të ngjarë të marrësh më shumë kalori sesa duhet përpara se truri të ketë kohë të lëshojë sinjalin “jam ngopur”.

Ky është përfundimi i arritur nga një ekip studiuesish nga Universiteti i Birminghamit, të cilët ekzaminuan rezultatet e 24 studimeve mbi këtë temë.

Për më tepër, faktori i kujtesës gjithashtu ka rëndësi, pasi nëse hani pa pasur mendjen, kujtesa e asaj që keni gëlltitur nuk mbetet dhe kjo mund të çojë në marrjen e më shumë ushqimeve edhe gjatë ditës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë