Vende dhe Udhetime

Pse Gjermania prodhon bukën më të mirë në botë?

Gjermanët kanë shumë furra buke dhe konsumojnë shumë lloje të ndryshme buke, krahasuar më vende te tjera të botës. Sipas regjistrit të Institutit Gjerman për Bukë, tani ka më shumë se 3,200 lloje të njohura të bukës në vend. Kultura e bukës gjermane u shtua zyrtarisht nga UNESCO në listën e trashëgimisë kulturore të paprekshme në 2015.

logo hippo

Buka është kryesore për shumicën e vakteve në Gjermani: në mëngjes, në kohën e pushimit apo edhe gjatë darkës.

Por përse gjermanët janë kaq të çmendur pas bukës?

Një nga arsyet për këtë shumëllojshmëri të madhe në produktet e bukës është historia e fragmentuar e Gjermanisë deri në shekullin e 19-të. Gjithashtu llojet të ndryshme të bukës vijnë nga disa qytete gjerman që nga mesjeta, të cilët duke u përpjekur për të tërhequr tregti me emigrantët e rinj, kanë krijuar variete të ndryshme të bukës.

Gjermania nuk ka sasi të njëjtë të diellit si Franca jugore ose Italia, dhe shumë zona nuk janë të favorshme për prodhimin e grurit, kështu që drithërat si thekra priren të lulëzojnë më mirë në Gjermani dhe të prodhojnë bukë që konsumohen ende dhe sot.

Buka me bazë gruri është në qytetet jugore si Mynihu dhe Shtutgarti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë