Jete & Stil

Pse dhëmbët e pjekurisë dalin vonë?

Zhvillimi i ngadalshëm i trupit dhe nofullave të njerëzve është një shpjegim i mundshëm pse dhëmbët e pjekurisë dalin më vonë tek njerëzit.
Sipas antropologëve njerëzit modernë, rriten shumë ngadalë dhe dhëmbët e pjekurisë dalin shumë vonë në jetë.
"Një nga misteret e zhvillimit biologjik njerëzor është se si erdhi sinkronia e saktë midis shfaqjes molare dhe historisë së jetës dhe si rregullohet ajo," tha autori kryesor i studimit Halszka Glowacka nga Universiteti i Arizonës në një deklaratë.
Në studimin aktual, të botuar në revistën “Science Advances”, shkencëtarët analizuan kafkat e shimpanzeve meqë konsiderohen si primitivët e njerëzve dhe zhvilluan një model që shpjegon koordinimin midis rritjes së fytyrës dhe mekanizmit të muskujve të përtypjes. Për shkak të një veprimi delikat midis ritmit të rritjes së muskujve të fytyrës dhe daljes së dhëmbëve të pjekurisë ata thonë se këta dhëmbë dalin vetëm kur krijohet një hapësirë e mjaftueshme "mekanikisht e sigurt" për të dalë.!
Nëse dhëmbët e pjekurisë dalin "para afatit", thonë studiuesit, dhëmbët do të prishin funksionin e të gjithë aparatit të përtypjes dhe do të shkaktojnë dëme në nofull.
Meqenëse dhëmbët e pjekurisë nuk dalin deri në një pikë kur ka ndodhur një rritje e mjaftueshme e fytyrës, shkencëtarët besojnë se "detajet më të imta të modelit mund të eksplorohen në më shumë mostra për të ndihmuar në kuptimin e fenomenit të ndikimit të dhëmbëve tek njerëzit".
Në hulumtim, shkencëtarët krijuan modele tre-dimensionale bio-mekanike të kafkave të kafshëve.
Këto modele përfshinin gjithashtu pozicionet e lidhjes të secilit muskul kryesor përtypës. Duke simuluar rritjen e nofullës me ritme të ndryshme në secilin prej këtyre modeleve t, shkencëtarët mund të kuptonin mënyrën se si ishin zhvilluar dhëmbët.
Ekspertët thonë se tek njerëzit, dalja e vonuar e dhëmbëve është rezultat i evolucionit të rritjes së përgjithshme të ngadaltë të fytyrës të shoqëruar me nofulla të shkurtra.
"Rezulton se nofullat tona rriten shumë ngadalë, ka të ngjarë për shkak të historive tona të përgjithshme të ngadalta të jetës dhe në kombinim me fytyrat tona të shkurtra, vonohen kur një hapësirë mekanikisht e sigurt është në dispozicion”, thotë Gary Schwartz, një tjetër bashkë autor i studimit.
Burimi: The Independent/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë