Politike

PS mbledh me urgjencë të dielën Asamblenë Kombëtare: Nuk duhet të mungojë askush

Partia Socialiste do të mbledhë të dielën paradite Asamblenë Kombëtare. Në fokus të mbledhjes do të jenë zgjedhjet e nisura në bazën socialiste. Ndërkohë përveç çështjeve partiake, kryesocialisti Edi Rama pritet të ndalet edhe në çështje të tjera. Nuk përjashtohet mundësia që nga Asambleja, kryeministri Edi Rama të japë një përgjigje edhe për akuzat e Arben Ahmetajt, sa kohe që deri më tash PS-ja ka qenë në heshtje totale. Edhe Damian Gjiknuri i ngacmuar për këtë çështje ironizoi kur tha se do të shkuajë kur të dalë në pension politik.  

"Të nderuar anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS!

Në zbatim të vendimit të Kongresit për raportimin e Detyrave të lëna në kuadër të Rienergjizimit të Partisë, me kërkesën e Kryetarit të PS, ju njoftojmë se ditën e diel (11.02.2024), ora 10:30, tek kompleksi "Xibraku" do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS.

Pjesëmarrja në mbledhje është e detyrueshme dhe mungesat janë të pajustifikuara", është mesazhi i Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Blendi Klosi për anëtarët e Asamblesë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë