Lajme

‘Unaza e Re’ bashkë me studentët

Sot është dita e 11 e protestës së studentëve, të cilët janë mbledhur përpara Kryeministrisë, ndonëse më të paktë në numër. Pranë tyre janë afruar edhe qytetarë të tjerë.

https://www.facebook.com/gazetasi.al/videos/294562797832180/?__xts__[0]=33.%7B%22logging_data%22%3A%7B%22page_id%22%3A1331105267034564%2C%22event_type%22%3A%22clicked_all_page_posts%22%2C%22impression_info%22%3A%22eyJmIjp7InBhZ2VfaWQiOiIxMzMxMTA1MjY3MDM0NTY0IiwiaXRlbV9jb3VudCI6IjAifX0%22%2C%22surface%22%3A%22www_pages_home%22%2C%22interacted_story_type%22%3A%22565413710334575%22%2C%22session_id%22%3A%22cc0346da1df769b61b9ac9c6dac60f46%22%7D%7D

Me ata studentë që sot ishin përballë Kryeministrisë, janë bashkuar edhe banorët e “Unazës së Re”, të cilët kanë javë që protestojnë kundër prishjes së shtëpive të tyre. Ata u nisën drejt Kryeministrisë për t’iu bashkuar protestës së studentëve pas thirrjes së këtyre të fundit ndaj të gjithë shqiptarëve për një protestë mbarkombëtare. Edhe sot studentët përsëritën thirrjen për të gjithë ata që mund të ketë një arsye personale apo komunitare për të protestuar, pa logo dhe simbole politike.   

Thirrja e tyre erdhi pas përfundimit të afatit të vendosur prej tyre ndaj qeverisë për të pranuar kërkesat që kanë parashtruar deri dje në orën 16-00. Studentët thanë se ardhja e banorëve të “Unazës së Re” është një mbështetje nga ana e tyre dhe ata e respektojmë për aq kohë sa ajo është e pastër dhe nuk shfaq bindje politike.   

“Zoti kryeministër, ato 8 kërkesa janë si oksigjeni për ne. Në qoftë se nuk plotësohen atëherë nuk ka jetë. Po si nuk të vjen turp që thua eja dialogojmë, mos na di për idiotë, kujton se mund të na mashtrosh. Nuk ka dialog pa u plotësuar ato 8 kërkesa. Bashkimi Europian ju ka vendosur disa kushte dhe ju ka thënë: plotësoni kushtet që të hapen negociatat. Edhe ne ju themi të njëjtën gjë: plotësoni 8 kërkesat dhe pastaj dialogojmë”, ka deklaruar një  nga studentët që ka marrë fjalën gjatë protestës.   

Duke qëndruar mes të ftohtit të mbrëmjes përballë godinës së Kryeministrisë, në ditën e 10-të protestës, studentët u bënë thirrje që të premten të gjithë qytetarëve shqiptarë që t’i bashkohen sot në një protestë mbarëkombëtare.

Tubimit të djeshëm iu bashkuan edhe një grup të rinjsh që janë nisur në këmbë nga Miloti. Ashtu siç ka ndodhur tre netët e fundit, edhe të premten një pjesë e tyre e kaluan natën përpara kryeministrisë.

Të pyetur nga gazetarët nëse të pranojnë që protestës së tyre t’i bashkohen edhe minatorët, apo banorët e Astirit, studentët u shprehën se për ta ka rëndësi vetëm që qytetarët të kenë flamurin kombëtar.

https://www.facebook.com/gazetasi.al/videos/513488165829138/?__xts__[0]=33.%7B%22logging_data%22%3A%7B%22page_id%22%3A1331105267034564%2C%22event_type%22%3A%22clicked_all_page_posts%22%2C%22impression_info%22%3A%22eyJmIjp7InBhZ2VfaWQiOiIxMzMxMTA1MjY3MDM0NTY0IiwiaXRlbV9jb3VudCI6IjAifX0%22%2C%22surface%22%3A%22www_pages_home%22%2C%22interacted_story_type%22%3A%22565413710334575%22%2C%22session_id%22%3A%22cc0346da1df769b61b9ac9c6dac60f46%22%7D%7D

Një studente tha se nuk do t’i ndahet protestës pavarësisht kërcënimeve që ka marrë në adresë të saj.

“Zoti kryeministër nuk po negocion, po shfaq hapur frikën për studentët, por ne nuk kemi frikë. Kryeministri duhet të bëjë thjesht detyrën. Ne ndodhemi në shesh pavarësisht kërcënimeve me jetë. Kam qëndruar tre ditë në shesh dhe jam shoqëruar në shtëpi nga persona që nuk i njoh fare. Ne po sakrifikojmë shkollën, familjen”, tha një studente.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë