Lajme

Rama: Protesta po merret peng

Kryeministri Rama vijon me reagimet në rrjetet sociale lidhur me protestën studentore që sot vijon ditën e njëmbëdhjetë të saj. Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, kreu i qeverisë sulmon opozitën për ndërhyrjen në protestën e studentëve, duke shërbyer si një barrikadë për dialog.
Kujtojmë që Rama prej ditësh me radhë u ka lënë të hapur studentëve vetëm mundësinë e dialogut për të arritur në plotësimin e 8 kërkesave të tyre.
“Kjo farsë e orkestruar për të marrë peng protestën, me shpresën e devijimit të saj në revoltë politike, s'mund ta mbajë edhe për shumë gjatë në këmbë barrikadën absurde Antidialog”, shkruan kreu i qeverisë në “Twitter”.

https://twitter.com/ediramaal/status/1073890539009949696

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë