Nga Gazeta Si- Është mbajtur te enjten protesta e 19-te nga opozita para bashkisë së Tiranës. Ashtu si edhe në herët e kaluara, as në këtë protestë nuk munguan hedhja e vezëve drejt bashkisë ndërsa jane zbutur tensionet, asnje molotov apo perplasje mes policisë dhe protestuesve.
Prej kohësh PD e PL por dhe përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit protestojnë pas arrestimeve për dosjen 5D ndërsa kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.






Koordinatori rajonal në PD për Tiranën, Klevis Balliu, në fjalën e tij nga protesta para Bashkisë Tiranë, u shpreh se sot nuk ka më arsye se përse qytetarët të mos dalin në protestë.
“Sot patë një lajm nga Mazniku si do të rrisë rrogat punonjëseve të tij. Pamë lajme për panët e qeverisë dhe asnjë qytetar nuk dëgjoi nëse ka ndonjë plan qeveria apo bashkia për punët e qytetit. Në vend që SPAK të merret me hajdutët, merret me liderin e opozitës, sepse Berisha kërcënon mafien e inceneratorëve dhe korrupsionit. Sot nuk është më pyetja pse të protestojmë, sot nuk ka më arsye se përse të mos protestojmë”, tha ai.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, pjesëmarrës në protestën e sotme para Bashkisë Tiranë tha se SPAK, Rama dhe Veliaj, qëndrojnë bashkë pas çdo afere duke qenë kështu si “mish e thua” me njëri-tjetrin.
”Sot mund të thuhet se Erion Veliaj, Edi Rama bashkë me SPAK janë si mishi me thoin, ata janë partenerë në krim dhe në vjedhje. Çfarë e pengon sot SPAK-un për të ndaluar dhe për të marrë të pandehur Erion Veliajn?
Është vetëm një arsye, ata janë partnerë në krim dhe në vjedhje, sepse ata nuk po godasin korrupsionin dhe nuk po i japin fund pandëshkueshmërisë në nivelet më të larta, por thjesht bëjnë një shoë, duke arrestuar disa drejtorë”, deklaroi Blushi.
Deputetët deklaruan se do vijojnë me protestat, pavarësisht temperaturave të larta. Ra ne sy mungesa e Belind Kelliçiy qe sa duket ka filluar pushimet sa kohe ne faqen e tij ne Facebook percillej ‘Live’ protesta
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.