Do flas dhe unë

Ish-mbrojtësi i Anglisë: Covid-19 u krijua qëllimisht për të zhdukur njerëzit me ngjyrë

Që nga fillimi i shpërthimit, u krijua terreni për spekulime, dhe shumë shpejt, burime të ndryshme në internet filluan të çojnë përpara pretendimin se virusi ishte krijuar në laborator. Në ditët e kaluara bëri bujë deklarata e mbrojtësit të Liverpool Lovren kundër Bill Gates. Kroati ka shpërndarë në rrjetet sociale një status ku i referohej direkt krijuesit të Microsoft: “Game over Bill. Njerëzit nuk janë të verbër!”. Një mesazh mbështetës ndaj teorive të komplotit që shohin te ish-njeriu më i pasur të planetit krijuesin i virusit, i pwrhapur përmes teknologjisë 5G dhe i kurueshëm me vaksina që kanë brenda mikrocip për ti kontrolluar të gjithë.

https://twitter.com/SolManOfficial/status/1258517530060021760

Sol Campbell nuk shkon aq larg, por edhe ish-mbrojtësi i Tottenham, Arsenal e kombëtares angleze thotë argumentin e tij për Covid-19, duke shkaktuar një valë polemikash. Campbell ka shpërndarë në Twitter një artikull të Guardian që shpjegon se, sipas të dhënave të marra nga zyra kombëtare e statistikave britanike, popullsia me ngjyrë rrezikon të vdesë nga koronavirus katër herë më shumë se popullsia e bardhë dhe me origjinë orientale, ndërsa në mes të rrugës janë britanikët me origjinë indiane ose pakistaneze. Natyrisht, shpjegon Guardian, në motivet e kësaj diferencë duhen marrë në konsideratë gjendjet ekonomike dhe diferencat e përgjithshme shëndetësore mes të sëmurëve të ndryshëm.

Por, Campbell te këto statistika sheh një komplot: “Ky virus është një gabim i natyrës apo është krijuar qëllimisht? Pyes veten nëse ky virus sulmon lirisht disa grupe të caktuara gjaku…”. Ajo që lë të kuptojë anglezi është se fakti që më keq për shkak të virusit po e pëson popullsia me ngjyrë, mund të jetë objektivi i vërtetë i atij që ka “krijuar” Covid-19. Sigurisht që tweet nuk është pritur mirë nga ndjekësit e anglezit, që kanë nisur ta tallin apo kritikojnë për një qëndrim kaq komplotist.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë