Politike

Presidenti / Mediu nis negociatat me ‘Rithemelimin’ dhe Alibeajn: Të kemi një emër

Fatmir Mediu, kryetar i grupit parlamentar të Aleancës për Ndryshim tha të enjten se po diskutohet brenda opozitës që të ketë një emër kandidati të përbashkët për presidentin e Republikës.

Mediu tha se ka diskutuar si me grupin negociator të Rithemelimit, Oerd Bylykbashin dhe Luciano Boçin ashtu edhe me Enkelejd Alibeajn pala tjetër në PD.

‘Duhet një kandidat, t’ja përcjellim, jo vetëm mazhorancës, por edhe opinionit publik. Kam diskutuar edhe me Bylykbashin dhe me Boçin edhe me Alibeajn.

Ne jemi tek qëndrimi i Aleancës për Ndryshim se  duhet të kemi një figurë të përbashkët që të biem dakord.

Të kemi një kandidaturë të përbashkët. Nuk kemi folur për emra. Duhet patjetër që të kemi një qëndrim të përbashkët’ tha Mediu.

Ai nuk e ka përjashtuar votimin e një kandidature të PS-së, nëse ajo plotëson kriteren.

“Negociatat nuk janë përjashtuese, nëse përcaktojmë kritere të qarta, bazuar në kushtet, kemi shanse që të arrijmë në një marrëdhënie të përbashkët. Nuk mund të shkojmë në fund pa filluar procesin, fundi është kur vjen kandidatura, nëse nuk kanë konsensusin, atëherë opozita qëndrim për të mos ta votuar”, tha Mediu.

Mediu është shprehur kundër bojkotimit të procesit.

“Opozita ka një detyrim në raport me Kushtetutën, nuk shkoj te ideja që të bojkotojmë procesin, dhe të themi që ngaqë bojkotuam ne Rama bëri çfarë të donte, nëse ka një kandidaturë të njëanshme që nuk ofron asnjë vlerë apo bashkëpunim politik, opozita të marrë qëndrimin e vet”, shtoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë