Lajme

Policë me pinca në duar

Pas bravës së derës në pallatin e Kulturës Rrogozhinë, apo grisjes emrave të votuesve në një qendër votimi në Kavajë, ka edhe raste " sabotimi" të cilat i kalojnë kufijtë e imagjinatës. Në Kamëz që konsiderohet si bastioni i demokratëve,  dy polici janë përplasur me njëra - tjetrën.  Dhe kush tjetër përvec policisë vendore nga njëra anë dhe policisë bashkiake të Kamzës nga ana tjetër.  Një burim i sigurtë shpjegoi për gazetën Si se incidenti ndodhi të premten. Tre policë bashkiakë  me emrat Ukë Thaci, Kujtim Sulejmani dhe  Fatjon Sina me pinca në duar kanë ndërprerë energjinë elektrike  në dy shkolla të kësaj zone , tek “Ibrahim Rugova” dhe “Hilari Klinton”. Të dy këto shkolla  janë edhe vendet ku janë afishuar emrat e votuesve dhe do të mblidhen  gjithashtu edhe KZAZ-t e zonës  për zgjedhjet vendore. Policët bashkiakë që janë kapur nga kolegët e policisë lokale janë justifkuar se po e ndërprisnin energjinë pasi dy shkollat kanë patur shpenzime të larta të konsumit të saj . Por në të gjitha rastet  ndërprerja e energjisë kryhet nga OSHEE  me mbështetjen e policisë së shtetit dhe aq më tepër që ky problem nuk është konstatuat më herët. Për këtë shkak por edhe sepse kanë tejkaluar detyrën që ju cakton ligji ndaj tyre  ka nisur. Ndaj mbani frymën, kjo kohë zgjedhore do prodhojë çudira që ia kalojnë edhe skeçeve humoristike


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë