Ngjarje

Incident tjetër, për zgjedhjet-Policia nis mbrojtjen e KZAZ-ve në të gjithë Shqipërinë

KAVAJE-Pas Rrogozhinës një tjetër incident që lidhet me organizimin e zgjedhjeve lokale të dekretuara në datën 30 qershor,  është shënuar në Kavajë. Kallëzimi është dorëzuar sërish pranë prokurorisë Kavajë për cenim të zgjedhjeve. Denoncimi u regjistrua pas paraqitjes në policinë lokale të Megi Katroshit. 25 vjeçarja e cila jeton në këtë qytet i ka treguar policisë se persona të panjohur kanë hequr duke grisur  nga muri listat emërore të votuesve të cilëve ju janë afishuar të dhënat  në shtatë qendra votimi. Katroshi është kryetare e KZAZ numër 42. Incidenti ka ndodhur në lagjen Nr. 2 në Kavajë. Siç rezulton deri tani nga hetimi i nisur, listat janë hequr konkretisht në qendrat e votimit numër 2167, 2168, 2189, 2193, 2194 , 2169 dhe 2170. Policia tha për gazetën Si se nuk ka ende asnjë të dhënë për të dyshuarit. Ndërkohë nga dita e premte(sot )policia e shtetit pritet të marrë në ruajtje të gjitha KZAZ për të shmangur dhe parandaluar çdo incident të mundshëm për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Dy ditë më parë gazeta Si raportoi nisjen  e hetimeve edhe për incidentin e Rrogozhinës pasi sipas kallëzuesit , një shtetas i identifikuar prej tij ka hequr fishekun e portës kryesore në Pallatin e Kulturës që është KZAZ e Rrogozhinës. I denoncuari i kishte thënë kallëzuesit se i kishte thënë kryetari i Bashkisë që në datën 30 qershor nuk do zhvillohen zgjedhjet lokale. Bashkia e Rrogozhinës drejtohet nga përfaqësues i së djathtës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë