Keshilla

Po sikur disa fëmijë të jenë më mirë në shtëpi me mësimin online?

"Në orët e para të mëngjesit të së hënës, 9 Mars, unë kisha diskutimin e rradhës me djalin tim Isac nga kërkesa e tij e një miliardtë për të mos shkuar në shkollë. Ai tha se ishte i lodhur dhe kërkonte një pushim. Unë i thashë jo dhe fundi i historisë. Kështu, ai shkoi në shkollë, i indinjuar." kështu e nis histori shkrimtarja Joanna Schroeder.
Ajo tregon se katër ditë më vonë, të gjithë fëmijët e saj ishin në shtëpi, pasi shkollat u mbyllën për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Për pak kohë, nxitimi i mëngjesit për të arritur në shkollë në kohë ndihej si një kujtim i largët. Pandemia ndryshoi gjithçka. Një ndryshim tjetë që u bë i qartë brenda disa javësh nga izolimi ishtë dhe gjendja e djalit të saj. Ai ishte i lumtur!
Izac, 15-vjeç, ka ADHD, një çrregullim i shëndetit mendor që mund të shkaktojë sjellje hiperaktive dhe impulsive. Njerëzit me ADHD gjithashtu mund të kenë probleme të përqendrohen.
 Izac nuk ka qenë kurrë shqetësues, ai është më shumë tipi ëndërrimtar dhe pëlqen një mjedis të qetë.
"Burri im dhe unë e dinim se presioni i një dite normale nëshkollore mund të ishte sfiduese për të, por nuk e kuptuam saktësisht se sa i trishtuar ishte ai." thotë Joanna.

Ajo tregon se ajo ndihej sikur ai filloi të merrte frymë ditën kur shkolla u mbyll. Isac filloi të buzëqeshte përsëri dhe kishte një lumturi në sytë e tij.
Ajo thotë se nuk janë e vetmja familje që e provojnë këtë ndjesi. Ok, ka shumë që duan të kthehen në shkollë, por mes gjithë këtyre, ka edhe një grup fëmijësh të cilët, qoftë për shkak të ngacmimit, çështje të shëndetit mendor apo mbingarkesës dhe presionit, luftuan në shkollë në një mënyrë që është bërë e pamohueshme nga mënyra se si ata po sillen në shtëpi, në mes të pandemisë.
"Prindërit si unë duhet të mendojnë nëse shkolla tradicionale në fakt i dëmton fëmijët tanë." thotë Joanna.
Jen Foreman, nënë e katër fëmijëve nga 1 deri në 19 vjeç, pa një ndryshim të menjëhershëm në vajzën e saj 13-vjeçare pasi u detyrua të qëndronte në shtëpi.
 "Piper ishte e entuziazmuar që nuk i duhej më të zgjohej herëtn të flinte aq sa duhej dhe të zgjidhte me cilët miq të komunikonte," tha Foreman.
 Piper ka qenë dukshëm më pak e shqetësuar, madje aknet e saj janë pastruar që prej fillimit të mësimit online.
Një çift, i cili vendosi të mos tregonte emrin e djalit të tyre për ta mbrojtur atë nga ngacmimet e mëtejshme, tha se vjeshtën e kaluar një shok i klasës i kishte thyer krahun duke e ngacmuar.
 Ata nuk ishin të befasuar kur panë ngritjen e humroit të tij kur ai kaloi në mësim online dhe nuk u duhej më të ndeshej me nxënësit që e bullizonin.
 Olivia Hinebaugh thotë që kurrë nuk e kuptoi plotësisht se në çfarë mase vajza e saj 9-vjeçare, e cila është transgjinore, ishte e stresuar nga gjëra të tilla si vështirësitë në përdorimin e banjës sipas zgjedhjes së saj dhe pyetjeve e komenteve të padëshiruara nga shokët e klasës.
"Kur filloi të bënte mësim online vura re një frymë të re nga ana e saj. Ajo flinte pak më gjatë, dukej më e angazhuar në interesat e saj dhe donte të fliste me mua më shumë. Nuk e di nëse do të dua ta kthej më në shkollë." thotë Olivia.
Por, çfarë fshihet pas gjithë këtij stresi që ne po kuptojmë tani por që ishte pjesë e jetës së përditshme për disa fëmijë?
Rosalind Wiseman, autori i librave "Queen Bees & Wannabees" dhe "Masterminds & Wingmen", libra bazuar në vite kërkimesh në jetën shoqërore dhe emocionale të fëmijëve shkollorë tha se një faktor kontribues mund të jenë presionet e mëdha që vijnë me shkollimin në vitin 2020.

"Ne nuk u rritëm me ndarjet që shkolla dhe vetë prindërit bëjnë.
Fëmijët ndahen në 'fëmijë të pasur dhe fëmijë të varfër' në fëmijë që mësojnë dhe fëmijë që nuk mësojnë."tha Wiseman.
Nga ana tjetër, mediat sociale krijojnë një frikë për të bërë diçka "të gabuar" ose të sikletshme që mund të kapet në video dhe të hidhet online nga shokët e klasës.
Lisa Kaplin, psikologe, thotë se lloji i ankthit të shkaktuar nga ky nivel i presionit shoqëror mund të jetë i keq për fëmijët, duke dëmtuar seriozisht aftësinë e tyre për të mësuar.
"Do të ishte sikur të përpiqesh të mësosh përmendësh diçka në mes të një zone ndërtimi," tha ajo.
Gjatë izolimit, Izac nuk ka mbaruar vetëm detyrat me më shumë lehtësi por ai ka zbuluar hobi dhe lëndë për të cilat ai në të vërtetë është i interesuar.
"Është e dhimbshme që burri im dhe unë të kuptojmë se në vitet që çuan në këtë pandemi, ai u rraskapit çdo ditë. Por, kemi menduar, a nuk e urrejnë të gjithë shkollën herë pas here? A nuk është i lodhur çdo adoleshent?" thotë Joanna.
 Kështu që ajo bashkë me bashkëshortin e saj i dhanë lirinë e duhur djalit të tyre duke e lënë të bëjë atë çka ka dëshirë.
"Tani duhet të pyesim: A do ta bëjmë përsëri kur shkolla e tij të rihapet?" tregon ajo.
Sigurisht, aftësia për të shqyrtuar këtë pyetje është në vetvete një privilegj. Shkollimi në shtëpi është jashtë mundësive për shumë prindër që punojnë, prindër beqarë dhe ata fëmijë të cilët kanë aftësi të kufizuara.

Prindërit, fëmijët e të cilëve po 'lulëzojnë' jashtë klasës dhe që janë mjaft me fat që kanë kohën dhe burimet për të menduar shkollimin në shtëpi, kanë vendime të vështira për të marrë.
Kur të ketë një vaksinë ose imunitet të tufës dhe gjërat të kthehen në "normale", për fëmijët e tyre, a ishte gabim normalja para pandemisë?

Burimi:New York Times\Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë