Analize

“Po, ai mundet…” Një analizë mbi kërcënimet e Putin për përdorimin e armëve atomike

Për shumë njerëz, pamjet nga pushtimi i Ukrainës duken si të pabesueshme. Vladimir Putin ka nisur luftën më të madhe në tokë që nga Lufta e Dytë Botërore. E vështirë për t’u perceptuar.

Fiona Hill, një eksperte amerikane që ka studiuar Putinin për dekada tha se “fatkeqësisht po i rikthehemi historisë duke lejuar gjëra që u betuam se nuk do t’i lejonim kurrë më.”

Rikthimi i historisë përfshin bizneset perëndimore që kontribuojnë pa dashje në ndërtimin e një fronti lufte dhe të një tirani autokrat.

Hill thotë se nuk është shumë vonë për t’i kthyer shpinën Putin, por jo vetëm Ukraina apo NATO, por e gjithë pjesa tjetër e botës.

“Ukraina është në frontin e parë të mbijetesës. Në një luftë që ajo tenton të krijojë një sistem ku gjërat që duhen nuk mund të merren me forcë.”

Ajo paralajmëron se ka shumë rrezik para nesh. Putini po operon gjithnjë e më shumë emocionalisht dhe ka gjasa të përdorë të gjitha armët që ka në dispozicion, përfshirë ato bërthamore. Është e rëndësishme të mos kesh asnjë iluzion, por po aq e rëndësishme të mos humbasësh shpresën.

“Putin është një njeri cinik dhe bën llogari të mira. Ai jep një justifikim shumë të cekët për luftën në Ukrainë dhe as nuk mundohet të bëhet pak më bindës. Ai ka guximin t’i thotë SHBA-së, ju e bëtë këtë gjë me Irakun, Afganistanin. Mos më thoni mua që nuk bëj dot të njëjtën gjë.”

Putin po riformon dominimin rus për të krijuar ata që ai e quan Perandoria ruse. Dhe jo një Bashkim Sovjetik, sepse nuk kishte aq shumë territore sa Perandoria.  

Ai ka themeluar idenë e një bote ruse. Ukrainasit dhe rusët janë një njeri sipas tij. Ai synon të mbledhë të gjithë rusisht folësit në vende të ndryshëm, pak a shumë siç bënte një car.  

Sigurisht ai nuk ka nevojë t’a bëjë një gjë të tillë me anë të aneksimit. Ai ushtron dominancë duke margjinalizuar ekonomitë e vendeve në rajon, duke u siguruar që ato të varet plotësisht nga Moska.

Kazakistani është detyruar të orientohet nga Rusia. Azerbajxhani, Bjellorusia dhe Gjeorgjia po ashtu.

Nga këto, Ukraina ishte shteti që  u “arratis”. Putin thotë se Ukraina i përket atij, por nuk është gjëkundi në hartën e “Botës Ruse”. Ukraina mund të mos ekzistojë më si ajo e kohëve moderne.

Tani mund të jetë momenti që ai i kthehet idesë së tij për Rusinë e Re, Novorussyia.

Ai mund të mos marrë të gjithë Ukrainën, se ndoshta nuk do t’a bëjë këtë. Do të aneksojë vetëm disa pjesë.  

Teknikisht, Putin nuk do ta pushtojë atë, por t’a ndajë. Ai shikon shembujt funksionalë në Afganistan, Irak dhe Libi dhe i pëlqen.

Kjo mund të jetë strategjia për t’i siguruar vetes një rizgjedhje në 2024-n. I vetmi pretendent mund të ishte Navalny. Ai u fshi nga terreni dhe tani mund të duket sikur Putin e ka rizgjedhjen fushë me lule. Por ashtu si funksionojnë zgjedhjet në Rusi, atij i duhet forcim dinjiteti.

Në sistem ka shumë apati. Njerëzit e mbështesin atë sepse nuk ka tjetër. Ai është 70 vjeç. Nuk është shumë për politikën botërore, por shumë për Rusinë. Ka qëndruar në pushtet për 22 vite dhe lideri tjetër rus që ka qëndruar kaq gjatë ishte Stalini, dhe ai vdiq në zyrë.

Putin ka thënë se nëse ndërhyn një palë tjetër në Ukrainë, do të përballen me përgjigje që nuk i kanë parë kurrë. Forcat nukleare janë në tavolinë.

Puna është se Putin nëse ka një mjet për të përdorur ai e përdor. Pse të mbash diçka nëse nuk e përdor? Ai e ka përdorur fuqinë nukleare në disa aspekte. Alexander Litvinenko u helmua me polonium radioaktiv dhe ai u kthye në një bombë që ecën duke lënë gjurmë radioaktive kudo ku ai ka shkuar. Ai pati një vdekje të tmerrshme.

Kështu që kur të mendoni se Putin nuk do bëjë diçka, po ai do ta bëjë.

*Fiona Hill është eksperte amerikane mbi çështjet e Rusisë. E punësuar në administratën e SHBA-së gjatë drejtimit nga Republikanët dhe Demokratët.

Burimi:Politico.eu/Përshtati: Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë