Komisioni Europian shpreson të fillojë një shpërndarje në shkallë të gjerë të energjisë diellore dhe të rindërtojë industrinë europiane të prodhimit diellor. Plani është pjesë e përpjekjes së tij për të larguar vendet nga karburantet fosile ruse, sipas një draft dokumenti të parë nga Reuters.
Kostot e fotovoltaikëve janë ulur me më shumë se 80% gjatë dekadës së fundit, por teknologjia prodhoi vetëm 5% të energjisë elektrike të BE-së në vitin 2020 dhe vetëm 1.5% ishte nga dielli.
Brukseli synon të nisë një “Iniciativë Europiane për çatitë diellore” për të ndihmuar në uljen e energjisë elektrike dhe ngrohjes me gaz në shtëpi, zyra, dyqane dhe fabrika, thuhej në draft. Skema do të kërkonte që BE-ja dhe qeveritë kombëtare të ndërmarrin veprime këtë vit për të kufizuar kohën e lejimit në tre muaj për instalimet në çati.
Kjo do t’i shtyjë vendet të përdorin fondet e BE-së dhe të nisin programe mbështetëse për panelet e çatisë dhe të instalojnë energjinë diellore në të gjitha ndërtesat e përshtatshme publike deri në vitin 2025.
Një tjetër skemë e BE-së do të bashkonte qeveritë dhe ofruesit e trajnimit për t’u fokusuar në përmirësimin e aftësive të punëtorëve të sektorit diellor, ndërsa një “Aleancë e Industrisë Diellore të BE” do të përdorte “fondin e inovacionit” të buxhetit të bllokut dhe të tregut të karbonit për të mbështetur investimet në prodhim.
Europa ka rreth 14 projekte të planifikuara për prodhimin e komponentëve diellorë, por disa kanë nevojë për miliarda euro financim për të nisur.
“Përdorimi i energjisë diellore nuk është trajtuar kurrë në terma konkretë,” tha ligjvënësi i Gjelbër i BE-së, Michael Bloss, i cili së bashku me vendet duke përfshirë Austrinë, Lituaninë dhe Spanjën, i ka bërë thirrje Brukselit që ta trajtojë çështjen me mjete ligjore dhe jo me skema vullnetare. Për shembull, duke kërkuar ligjërisht ndërtesat e reja të kenë çati diellore në çati të sheshta, ndërtesa publike dhe supermarkete në të gjithë Europën.
Një projekt-dokument i veçantë, i parë nga Reuters, do të ndryshonte ligjin e BE-së për të përshpejtuar afatet e lejeve për disa projekte të energjisë së rinovueshme./Reuters
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.