Treg

Shtohet interesi për centralet fotovoltaike, dy aplikime për në Libofshë dhe Ballsh

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës ka marrë 2 aplikime për mundësinë e ndërtimit të centraleve fotovoltaike në vend.

Dy kompani private, AGNA sh.a dhe Greennat Solar Park Ballsh kanë kërkuar ndërtimit e fotovoltaikëve, respektivisht në Libofshë të Fierit dhe në Ballsh të Mallakastrës.

Agna Group synon një impiant fotovoltaik me kapacitet 49.85 MW, ndërsa kompania tjetër, 100 MW. Në rast të miratimit, të dy projektet nuk do të përfitojnë nga masat mbështetëse të qeverisë, që ndër të tjera parashikojnë blerjen e garantuar të energjisë dhe incentiva.

Ndërkohë, Enti Rregullator i Energjisë do të licencojë dy centrale të tjera me kapacitet 100 MW dhe do të nisë ndërtimi i parkut fotovoltaik në Spitallë dhe Karavasta, 100 dhe 140 MW

Ndërtimi i këtyre impianteve pritet të japë një kontribut të rëndësishëm në drejtim të diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë, duke qenë se aktualisht energjia diellore mbetet pothuajse e shfrytëzuar duke përbërë vetë, 0.5% të bilancit total të energjisë në vend.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë