Gazeta Si – Një 35-vjeçar, Bryan Suzo mbeti i plagosur në këmbë gjatë një konflikti të vjetër mesditën e kësaj të hëne në Pogradec.
Ngjarja ndodhi në lagjen nr.3 të qytetit dhe autor i dyshuar është Nikolla Agolli, i cili është shpallur në kërkim, por automjeti i tij është gjetur në afërsi të Qafë Thanës.
Sipas burimeve, Nikolla Agolli ishte plagosur në janar të vitit 2025 në një berberhane në lagjen nr. 1 të Pogradecit nga Sindi Syzo, vëllai i Brian Syzos, çka ngre dyshime se ngjarja e sotme mund të lidhet me konfliktin e mëparshëm mes tyre.
Mësohet se Syzo, është një person shumë i njohur për policinë pasi ka precedentë penalë. Ai është ekstraduar nga Gjermania në gusht të vitit 2025.
Ndaj tij kishte masë sigurie “arresti në burg” nga Gjykata e Korçës për shitje të dozave të kokainës në Pogradec.
Nuk dihen ende arsyet e kësaj ngjarje, por uniformat blu po punojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje