Gazeta Si – Dy vëllezërit Nikolla dhe Edison Agolli në Pogradec, dyshohet se kishin vendosur kamera sigurie në rrugën e burgut të Drenovës në mënyrë që të vëzhgonin Brian Syzon, 35-vjeçarin që u plagos ditë më parë me plumb në këmbë në Pogradec.
Sipas hetimeve, qëllimi ishte monitorimi i Brian Syzos për ta sulmuar në momentin kur ai do të shkonte për të takuar vëllain e tij, S.S., i cili po vuan dënimin për plagosjen me thikë të Nikolla Agollit në një berberhane në vitin 2025. Sipas burimeve, dyshohet se veprimi lidhet me synimin për hakmarrje ndaj B.S.
Por, vetëm pasi Syzo u qëllua dhe mori plumba në të dyja këmbët ndërsa ndodhej brenda në makinë në zonën e Fortesave në Pogradec, grupi hetimor ka arritur të zbulojë se kamerat e pikasura 4 ditë më parë ishin vendosur pranë burgut nga dy vëllezërit Agolli.
Vetëm njëri prej tyre, Nikolla ka rënë në prangat e policisë, dhe gjatë këqyrjes së 6 celularëve të sekuestruar policia ka arritur të zbulojë se kamera pranë burgut të Drenovës komandohej nga dy vëllezërit. Më pas është bërë edhe identifikimi i tyre përmes kamerave filmike.
Për atentatin janë ende në kërkim Edison Agolli dhe Meardi Berberi. Ndërkohë përveç Nikolla Agollit, në pranga ka rënë edhe shoku i tyre David Prifti. Pas atentatit, 4 të dyshuarit u larguan me shpejtësi drejt Qafë Thanës, ku braktisen makinën, ndërsa ende nuk është gjetur arma e krimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje