Rend dhe Ligj

Pezullohet nga detyra polici i ‘Shqiponjave’, goditi efektivin e Rrugores pas ndalimit

Gazeta Si - Një punonjës policie i repartit "Shqiponja" në Tiranë është pezulluar nga detyra pas një konflikti me një oficer të Policisë Rrugore.

Ngjarja ka ndodhur mbrëjen e të enjtes në rrugën e Barrikadave në kryeqytet.

Punonjësi i Policisë së Qarkullimit Rrugor, shtetasi N.H., ka konstatuar një parakalim të gabuar dhe me xhamat e errësuar automjetin me drejtues shtetasin Y. D., të cilit i ka bërë shenjë ndalimi.

Drejtuesi i mjetit pasi ka ndaluar, është konfliktuar me punonjësin e policisë,  N.H., të cilin e ka ofenduar dhe goditur për shkak të detyrës.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për nisjen e hetimit disiplinor për punonjësin e Policisë.

Po në lidhje me këtë ngjarje është duke kryer veprime AMP.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë