Sport

Peticion kundër Lojërave Olimpike në Japoni, mblidhen 200 mijë firma në 2 ditë

Në Japoni po bëhet një peticion online, që kërkon anulimin e Olimpiadës së Tokios. Reagimi i qytetarëve japonezë ka qenë i fortë dhe vetëm në 2 ditë janë mbledhur 200000 firma. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia japoneze “Kyodo News”, sipas së cilës, peticioni i adresohet presidentit të CIO-s, Tomas Bah, kryeministrit japonez Yoshihide Suga dhe përfaqësuesve të tjerë të organizatorëve të Lojërave.

Ky peticion ka si qëllim të evidentojë faktin se Olimpiada nuk duhet të zhvillohet, sepse kështu do të mbrohet jeta e personave në Japoni. Tashmë po mbështetet fushata "Stop Tokyo Olympics", sepse opinioni publik i druhet pandemisë së Koronavirusit, duke parë që po përhapen me shpejtësi variante të ndryshme të virusit.

Shqetësimi rritet edhe nga fakti se vetëm 3% e popullsisë në Japoni është vaksinuar deri tani. "Duke parë rrethanat ku ndodhemi, është e pamundur që Olimpiada e Tokios të zhvillohet në siguir të plotë", - shkruhet në versionin anglez të peticionit që ka nisur të mërkurën në mesditë në platformën “Change.org” nga avokati Kenji Utsunomiya, që ka kandiduar disa herë për të qenë guvernator i Tokios.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë