Sport

Peshëngritësit shqiptarë mbushen me medalje, tre të arta për Qerimajn

Në San Marino po zhvillohet aktualisht Kupa Mesdhetare, ku peshëngritësi Erkand Qerimaj ka marrë medalje të artë, duke zënë vendin e parë në peshën 81 kilogramë. Qerimaj e nisi garën në shkëputje me 151 kilogramë, por nuk ia doli, ndërsa në provën e dytë ngriti 153 kilogramë dhe në të tretën 156 kilogramë. Shkodrani ka merituar medaljen e artë në këtë stil.

Në shtytje, Erkand Qerimaj i kaloi me sukses të tria provat, 183, 187 dhe 190 kilogramë. E artë edhe në këtë stil, ashtu si dhe në dygarësh me 346 kilogramë. Qerimaj, veç medaljeve, ka thyer gjithashtu edhe rekordin mesdhetar.

Rezultatet e peshëngritësve në Kupën Mesdhetare. Gazeta Si, 4 tetor 2019

Medalje kanë marrë edhe dy peshëngritësit e tjerë shqiptarë, Daniel Godelli dhe Briken Calja. Godelli ka marrë dy medalje bronzi, kurse Calja një medalje argjendi dhe një bronzi, në peshën 73 kilogramë. Një paraqitje mjaft e mirë kjo e peshëngritësve shqiptarë në këtë aktivitet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë