Ne rrjet

Përse po përgatitet për luftë vendi më neutral në botë?

Gjatë dy javëve të fundit, çdo familje në Suedi mori një broshurë udhëzimesh se si të përgatiteshpër luftë. Udhëzimet e qeverisë jepnin instruksione që çdo banor suedez për t'i rezistonte pushtimit me të gjitha mjetet e nevojshme.

“Për shumë vite, përgatitjet e Suedisë për tu përgatitur për një luftë të mundshme kën qenë tejet të kufizuara- shkruante thotë broshura- Megjithatë, duke qënë se bota rreth nesh ka ndryshuar, qeveria ka vendosur të forcojë mbrojtjen Suedisë ... Niveli i gatishmërisë për emergjencat në kohë paqeje është një bazë e rëndësishme e elasticitetit tonë në rast lufte".

Për shumicën e kontinentit, aneksimi i Krimesë i Presidentit rus Vladimir Putin dhe lufta në Ukrainë katër vjet më parë u pa si një thirrje për t’u zgjuar por jo si një kërcënim ekzistencial. Vende si Gjermania, Britania dhe Franca kanë rishikuar pozicionet e tyre të mbrojtjes, duke shtuar edhe shpenzimet ushtarake. Megjithatë, pak njerëz, qoftë edhe brenda institucioneve evropiane të sigurisë, mendojnë se ka rrezik për një sulm ushtarak rus mbi vendet e tyre. Ushtria e Moskës mund të jetë më aktive se kurrë që nga Lufta e Ftohtë, por tanket dhe trupat e saj janë më të pafuqishëm se kurrë.

Broshura suedeze

Por ndryshe nga pjesa tjetër e kontinentit, vendet nordike ndihem më të rrezikuara së kurrë. Norvegjia ka caktuar një oficer të lartë të forcave speciale për të udhëhequr Gardën Kombëtare, një skuadër mbrojtëse e shkëputur nga ushtria kryesore, e krijuar për të luftuar çdo pushtues. Finlanda ka riorganizuar ushtrinë, duke i ndarë trupat në batalione të mëdha. Të dyja vendet kanë kohë që kanë nisur rekrutimin e të rinjve në ushtri, ndërkohë që Suedia është ka rikthyer shërbimin ushtarak, si për femrat ashtu edhe për meshkujt.

Ky është një ndryshim dramatik krahasur me disa vite më parë, kur ushtritë nordike përqendroheshin më shumë tek ndërhyrjet humanitare dhe misionet kundër terrorizmit në Lindjen e Mesme, duke përfshirë edhe rolin si paqeruajtësit OKB-së. Por as Norvegjia, as Suedia dhe as Finlanda nuk do të mund ta ndalonin pushtimin rus në kufi. Strategjia e tyre me sa duket do të ishte çlirimi i shumicës së vendit nga pushtuesit, por nuk kanë asnjë plan sulmi për t’iu kundërpërgjigjur Rusisë.

Shumë prej këtyre vendeve mendon se lufta është vërtetë afër, ndërkohë që një nga emisionet televizive më të njohura të Norvegjisë flet vazhdimisht për pushtimin rus, duke treguar se perceptimet në rajon kanë ndryshuar. Në vend që të nisë një sulm dërrmues ushtarak, shumica e analistëve të sigurisë evropiane presin që Moska të vazhdojë taktikat e saj aktuale, duke mbështetur partitë politike ekstremiste dhe duke kryer sulme kibernetike.

Ushtria ruse ne Krime

Një nga fokuset më të mëdhenj të NATO-s  shtë mbrojtja e shteteve baltike, si Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, për shkak të afërsisë së tyre gjeografike me Moskën dhe popullatës ruse. Grupet luftarake gjermane, kanadeze dhe britanike janë vendosur tanimë në këto vende, si pjesë e stërvitjeve të mëdha ushtarake. Sidoqoftë, përgatitjet e tyre tregojnë për nervozizmin e pashprehur midis kombeve nordike dhe baltike. Këto shqetësime u intensifikuan në mënyrë të pashmangshme me zgjedhjen e Presidentit Donald Trump, si dhe ngritjen e partive të ekstremit të djathtë në Gjermani, Francë dhe vende të tjera. Frika reale e vendeve nordike është se në të ardhmen, ndoshta dekadën e ardhshme, strukturat evropiane dhe transatlantike tek të cilat janë mbështetur prej kohësh mund të shemben.

Flota suedeze i referohet në mënyrë ekspliciteedhe  sulmeve terroriste si rreziqe lufte. Por broshura e bën shumë të qartë se çfarë shqetëson vërtet autoritetet suedeze, një sulm shumë i madh, i shoqëruar me një fushatë të fuqishme keqinformimit që i tregon popullit suedez se lufta ka mbaruar para se të fillojë. Fleta suedeze thekson në mënyrë eksplicite se çdo mesazh së vendi është dorëzuar, pas çdo pushtimi duhet të injorohet.

Ushtria suedeze

"Nëse Suedia sulmohet nga një vend tjetër, ne nuk do të dorëzohemi kurrë- shkruan broshura-Të gjitha informatat se rezistenca e popullit duhet të marrë fund, janë të rreme".

Fletëpalosja është përkthyer në arabisht, somalisht dhe një mori gjuhësh të tjera për t’u kuptuat nga emigrantët e sapoardhur, shumica e të cilëve mund të rekrutohen në forcat e armatosura. Mesazhi themelor i fletëppalosjes është i pagabueshëm. Në rast sulmi, gjithkush në vend duhet të bëjë pikërisht atë që i është thënë, duke siguruar mbështetje mjekësore dhe duke luftuar deri në vdekje.

Kjo është një rikthim i papritur në ditët e errëta të viteve 1940, kur luftëtarët e rezistencës finlandeze dhe norvegjeze luftuan me ushtrinë sovjetike dhe naziste, ndërkohë që Suedia frikësohej ndërhynte. Por është gjithashtu një kambanë alarmi se në këtë qoshe më liberale, progresive dhe paqësore të Evropës, është rikthyer sërish frika për shpërthimin e luftës./Reuters/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë