Përdorimi i telefonit nga prindërit jashtë orarit të punës mund të lidhet me vonesa në zhvillimin e të folurit te fëmijët. Një studim nga RISE-Health dhe Universiteti i Aveiros në Portugali thekson rëndësinë e komunikimit dhe ndërveprimit të drejtpërdrejtë mes prindërve dhe fëmijëve.
Studimi, ku morën pjesë 93 familje me fëmijë të moshës 3 deri në 5 vjeç, zbuloi se shpërqendrimi i prindërve nga telefonat, përdorimi i tabletave nga fëmijët gjatë natës dhe marrëdhëniet tepër të varura familjare lidhen me zhvillim më të dobët fonologjik.
Sipas studiuesve, kur prindërit përqendrojnë vëmendjen te pajisjet dixhitale, pakësohen bisedat dhe ndërveprimet ballë për ballë, të cilat janë thelbësore për zhvillimin e gjuhës.
Studiuesja Maria Ines Gomes thekson se fëmijët kanë nevojë për më shumë kohë për të folur, luajtur, kënduar dhe dëgjuar histori. Po aq e rëndësishme është që prindërit t’i lejojnë të shprehen vetë, pa u paraprirë përgjigjeve të tyre.
Studimi vëren gjithashtu se mbrojtja e tepruar dhe varësia e lartë nga prindërit mund të kufizojnë autonominë e fëmijëve dhe mundësitë e tyre për të komunikuar në situata të ndryshme.
Ekspertët thonë se më shumë kohë cilësore me fëmijët, biseda, lojëra dhe më pak shpërqendrim nga ekranet mund të krijojnë një mjedis më të favorshëm për zhvillimin e të folurit dhe komunikimit që në moshë të hershme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje