Arsim

Penetrimi “edukativ” i Turqisë në Ballkan

Erdogan vazhdimisht ka thënë se qeveria e tij synon të nxjerrë “breza të rinj të devotshëm” në Turqi. Për këtë qëllim ai e ka islamizuar sistemin arsimor në Turqi dhe po punon në eksportimin e kurrikulave të islamizuara në Evropë.
“Përvoja e Turqisë në edukimin fetar është shumë e rëndësishëm për ne, pasi ajo ka përparuar në një mënyrë të mrekullueshme. Nëse përdorim metodën e shkollave “imam qatip” në vendet tona, në dhjetë vjet mund të kemi edhe një president për shkollat imipediane (të ndikuara nga fondacioni Maarif),” janë shprehur disa pjesëmarrës të Fondacionit Maarif në një konferencë të administratorëve të shkollave në Evropë dhe Ballkan.
Nureddin Yildiz, një nga anëtarët e parë të Bashkimit Botëror të Dijetarëve të Turqisë, shprehet se arsimi sipas ideologjisë turke është një rrugë e duhur për të gjithë popujt mysliman. Si pjesë e agjendës së saj jo-osmane ekspansioniste, qeveria e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan po ndërton xhami dhe institucione arsimore islamike anembanë botës. Xhamia që po ndërtohet në Tiranë, thuhet se do të jetë më e madhe nga dhjetëra xhamitë e tjera në Ballkan.
Nëpërmjet Fondacionit Maarif i themeluar në vitin 2016 , vetëm në Tiranë u ndërtuan shumë kopshte, shkolla fillore dhe të mesme. Me anë të një ligji të miratuar nga parlamenti turk, ky fondacion ka autoritet për të hapur shkolla jashtë vendit. Pak kohë më parë Ministri i Jashtëm turk Melvut Cavashlogu ishte në inaugurimin e universitetit privat New York në Tiranë.
Duke marrë shkas nga përparësitë ligjore, fondacioni ka për qëllim të zhvillojë shërbimet e arsimit formal dhe jo formal jashtë vendit. Disa nga aktivitetet e saj përfshijnë dhënien e bursave për studentët, hapjen e shkollave, institucioneve arsimore, konvikteve dhe trajnimin e mësuesve që do të punojnë në këto institucione.

Fondacioni Maarif është një institucion i mirë financuar, të ardhurat e të cilit vijnë nga qeveria turke, si dhe nga donatorët privatë. Katër anëtarë të bordit të tij të besuar emërohen nga Presidenti i Turqisë dhe tre nga Këshilli i Ministrave, ndërsa shtatë anëtarët e saj të përhershëm janë gjithashtu punonjës të qeverisë.
Gjatë vizitës së tij në Tiranë në vitin 2015, Erdogan u kërkoi autoriteteve të mbyllnin pothuajse të gjithë rrjetin e kolegjeve turke, i cili mendohet se është rrjeti më i madh i arsimit privat në Shqipëri.
Pjesë e listës që i është përcjellë Ministrisë së Brendshme, përmes ambasadës turke në Tiranë, ishin institucione të ndryshme jo publike; si kopshte, shkolla të mesme e universitete, OJF, fondacione të ndryshme, banka të nivelit të dytë dhe agjenci informative. Në këtë shkresë, autoritetet turke kërkuan që të verifikohej aktiviteti i këtyre institucioneve jo publike në Shqipëri, pasi dyshohet se janë ngritur nga kleriku Fetullah Gylen. Shkollat që Turqia kishte piketuar në listën e dy viteve më parë ishin edhe Medresetë në Tiranë, Shkodër, Durrës, Kavajë, Elbasan, Berat dhe Korçë. Turqia kërkoi gjithashtu edhe kolegjet turke në Shqipëri, si kopshti “Mehmet Akif”, shkollat fillore dhe te mesme, për djem dhe për vajza, Kolegji “Hasan Riza Pasha” në Shkodër si dhe Kolegjet “Turgut Ozal” në Tiranë dhe Durrës.
Ndërkohë mediet turke raportuan në dhjetor të vitit të kaluar se fondacioni përfundoi procesin e kthimit të 145 shkollave në varësi të klerikut Fatullah Gylen, në institucionet e drejtuara nga Maarif. Me 15 janar fondacioni nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorinë e Çështjeve Fetare të financuar nga qeveria turke, e cila ka ndërtuar dhjetëra xhami në mbarë botën për të punuar së bashku në çështjet arsimore dhe kulturore.

Qeveria ka një rëndësi të veçantë për shtetet ballkanike të Europës Juglindore, një rajon që turqit otoman pushtuan dhe sunduan nga fillimi i shekullit 14 deri në fillim të shekullit 20. Deri më tani Fondacioni Maarif është aktiv në Shqipëri, Kosovë, Bosnje-Hercegovinë dhe Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë (IRJM). Gjithashtu është planifikuar që këtë vit të hapen shkolla edhe në Rumani.
Në fillim të majit të vitit 2017, fondacioni organizoi një takim me administratorët e shkollave të saj në Ballkan dhe vende të tjera evropiane. Në takim ishin të pranishëm pjesëmarrës nga Gjermania, Belgjika, Austria, Bosnja, Danimarka, Qiproja veriore e pushtuar nga Turqia, Kosova, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Serbia dhe Shqipëria. Këta pjesëmarrës, sipas Maarif, thanë se "përvoja e Turqisë në edukimin fetar është shumë e rëndësishme për ne, pasi ajo ka përparuar në një mënyrë të mrekullueshme”. Në një tjetër ngjarje po të këtij viti, presidenti i Fondacionit Maarif, Birol Akgün, tha se qëllimi i organizatës së tij është që brezi i ri të ketë dëshirë për të kuptuar islamizmin.
Ndërsa, nënkryetari i Fondacionit Maarif, Osman Nuri Kabaktepe, është një konsulent i lartë së bashku me djalin e Erdoganit, Bilal për Fondacionin Rinor të Turqisë (TÜGVA), një grup islamik që synon të mbështesë dhe edukojë rininë turke, por dhe të tjera brenda dhe jashtë Turqisë.
Në deklaratat e tij ai shpesh herë e ka quajtur qytetërimin perëndimor "të ndyrë", duke pretenduar se perëndimi i detyrohet për arritjet teknologjike shpikjeve të hershme myslimane. Ndoshta në sytë e politikës nuk duket e rëndësishme, por përhapja e vazhdueshme e Turqisë në Ballkan duke përdorur fenë si një rrugë duhet të jetë një shqetësim i veçantë për fuqitë perëndimore./The Washington Post/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë