Politike

Pas vendosjes së kushteve, opozita ende pa një datë të re proteste

Pas zgjedhjeve lokale, opozita iu rikthye sezonit të protestave kundër qeverisë, me një opsion të ri për zgjidhjen e krizës politike. Protesta përpara Kryeministrisë u zhvillua në mënyrë paqësore, e mbrëmja e djeshme ngjante më tepër si paradë falënderimi ndaj atyre që refuzuan të votonin në zgjedhjet e 30 qershorit. Shifra 85% e votuesve që refuzuan pjesëmarrjen në votime shihet si “arma” e re opozitës në strategjinë e saj për rrëzimin e qeverisë Rama.
Kryedemokrati theksoi se zgjidhja nuk do të vijë nga jashtë, por miqtë e huaj mund ta ndihmojnë, por se rrugëdaljet do të gjenden nga brenda Shqipërisë.
“Ndryshimi qëllimi ynë kryesor. Javët, ditët e javëve në vijim do të jenë ditë dhe javë aksioni të ngjeshur politik për t’i dhënë forcë dhe besueshmëri ndryshimit të vërtetë për çdo shqiptar. Nuk mund të jetë çështje fjalës, por veprash dhe garancish. Të mos mjaftohemi me rotacionin politik që po vjen, por t’u japim shqiptarëve atë që kërkojnë, fund tranzicionit politik, standarde europiane. Keni mirënjohjen time, respektin tim. Të gjithë bashkë do t’i japim formë shpresës për ndryshim. Kam nevojë për ndihmën tuaj, qëndresën tuaj, vëmendjen tuaj teksa bashkë e mbyllim njëherë e mirë derën e tranzicionit, duke lënë jashtë Edi Ramën”, do të shprehej Basha nga selia e PD-së, para mbylljes së protestës së 10-të të opozitës.

Kryedemokrati Basha në protestën e djeshme para Kryeministrisë


Opozita ka ndërkaq ka paraqitur edhe kushtet e saja që ndaj mazhorancës, ku si kryesore ka ndëshkimin e atyre që kanë realizuar vjedhjet dhe shitblerjen e votave. Pra ulja në tavolinë me mazhorancës për bisedime për zgjidhjen e krizës për kryedemokratin shihet si e largët pa u ndëshkuar ato që dolën në audiopërgjimet e publikuara nga “Bild”.
Pas protestës, dy drejtuesit kryesorë ta partive opozitare, Lulzim Basha i PD-së dhe Monika Kryemadhi e LSI kanë pasur një takim mes tyre për të vendosur mbi aksionin e ardhshëm që do të ndërmarrin. Zhvillimi i protestës së ardhshme ka qenë fokusi i bisedimeve, por opozita duhet të mendojë edhe për mënyrën se si do të veprojë në momentin kur kryetarët e rinj të bashkive do të tentojnë të marrin në dorëzim bashkitë, të cilët kanë nën drejtimin e demokratëve. Shkodra, Kukësi, Kamza, Tropoja janë bashkitë e cilësuara si bastione të demokratëve dhe se vetë drejtuesit e këtyre njësive vendore kanë paralajmëruar se nuk do të pranojnë që socialistët të marrin drejtimin.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi (foto arkiv)


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi , ndonëse u shfaq disi më e moderuar nga qëndrimi i Bashës, në media deklaroi se nuk mund të ulen në tavolinë me Ramën pa u ndëshkuar ato që realizuan krime zgjedhore. “Kur dy palë duhet të ulen në një tavolinë duhet t’i ofrojnë diçka njëra tjetrës, ne kemi kërkuar shkaktarët 339 dhe 184 para drejtësisë. Si mund të ulesh me hajdutin që të ka vjedhur dhe ti thuash faleminderit që nuk mi vodhe të gjitha, por më le një palë të brendshme për të veshur se ma more të gjithë shtëpinë, kjo është e gjithë historia. Të ulesh sot me Edi Ramën në tavolinë pa nxjerrë para drejtësisë ata që kanë futur duart ke 184 dhe 339, mos themi pastaj dhe dosje të tjera që janë pafund, kjo nuk mund të bëhet”, tha Kryemadhi për mediat.
Gazeta Si ka mësuar se deri më tani nuk ka një datë të re protestash, por është rënë dakord që ato mos të zhvillohen në fundjavë për shkak se shumica e njerëzve janë në plash. Kryedemokrati Basha pati premtuar për një valë të re të protestash, kjo do të ishte një strategji e opozitës deri në realizimin e kushteve, që tashmë i janë rikthyer fuqishëm pas zgjedhjeve të 30 qershorit, largimit të Edi Ramës si kryeministër, krijimin e një qeverie tranzitore dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë