Kryeministri Edi Rama ka vendosur të ndryshojë drejtimin politik të Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, duke larguar nga kjo detyrë Erion Veliajn, Taulant Ballën dhe Ogerta Manastirliun.
Drejtimi politik i qarkut të Tiranës do t’u besohet tashmë Albana Koçiut dhe Ervin Demos, të cilët do të bashkëdrejtojnë strukturat socialiste në kryeqytet.
Vendimi është bërë i ditur gjatë Asamblesë Kombëtare të PS-së, që po zhvillohet në Gjirin e Lalëzit, ku kryeministri Rama ka prezantuar ndryshimet në drejtimin politik të qarqeve.
Lëvizja vjen në një moment kur marrëdhëniet mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt janë në një pikë të tensionuar. Ky i fundit, i cili ndodhet në burgun e Fierit, u dërgoi sot anëtarëve të Asamblesë një letër të gjatë, ku kërkoi edhe aktivizimin e procedurës së mocionit të mosbesimit ndaj kryetarit të PS-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje