Politike

Kuvendi 102 vota për hetimin e Metës-Rama: Ai si Mic Sokoli me rroba banjoje

Me 102 vota pro, 7 kundër dhe 2 abstenime Kuvendi ka votuar pro kërkesës për ngritjen komisionit hetimor për shkarkuar presidentin e Republikës, Ilir Meta.
Një seanca që ka zgjatur më pak se sa ishte parashikuar për faktin se kjo ishte kondicionuar nga protesta e opozitës së bashkuar e parashikuar në ora 20:00. Seanca u mbyll një orë përpara nisjes së protestës dhe tashmë brenda dy ditësh do të mblidhet komisoini hetimor për të shqyrtuar nëse presidenti shkeli rëndë Kushtetutën me zhdekretimin e zgjedhjeve.

Votimi per ngritjen e komisionit hetimor


Në seancë u hodh gjithashtu edhe votimi mbi përbërjen e komisionit hetimor. Ai do të drejtohet nga Ulsi Manja dhe nënkryetar do të jetë Alban Zeneli. Ky komision do të jetë me 11 anëtarë dhe në emrat e tjerë si anëtarë janë Bashkim Fino, Alket Hyseni, Klotilda Bushka, Vasilika Hysi nga mazhoranca. Nga opozita anëtarë të do të jenë Krenar Rryçi, Halit Valteri, Adriatik Alimadhi, Arlind Çarçani. Ndërsa do të ketë anëtarë zëvendësues. Në votim ra në sy mungesa e deputetes Rudina Hajdari, ndërsa grupi i pavarur parlamentar, i opozitës në përbërje që janë disa deputetë të dalë nga lista e LSI-së nuk do të marrë pjesë në këtë komision hetimor. Kërkesa për ngritjen e komisionit hetimor mori 101 vota pro, 6 kundër, 3 abstenim ku një nuk mori pjesë në votim.

Votimi per ngritjen e komisionit, deputetet e opozites votojne kunder

Kuvendi u mblodh pasdite për shqyrtuar nismën e 55 deputetëve të socialistëve për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, ku komisioni parlmentar i Ligjeve ka propozuar ngritjen e komisonit hetimor parlmaentar për këtë çështje.

Raporti u paraqit nga ana e kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, për të hapur më pas debatin prej 130 minutash mes mazhorancës dhe opozitës për nismën për shkarkimin e presidentit.

Rama: Hetim deri në fund
I pari që foli në këtë seancë ishte kryeministri Edi Rama, i cili që në krye të herës dha arsyet se pse duhet shkarkuar Ilir Meta, si dhe duhet hetuar deri në fund. Diskutimin e tij, Rama e nisi me një shprehje të Napoleon Bonapartit, si për të kujtuar se kjo është një betejë mes qeverisë dhe Presidencës.
“Kurrë mos e ndalo kundërshtarin që po gabon – thotë Napoleon Bonaparti. Por sot nuk jemi mbledhur këtu të ndalojmë kundërshtarin tonë. Si kundërshtar i kësaj shumice qeverisëse Meta nuk duhet ndaluar në qorrmarshimin e tij të trishtueshëm të historisë politike. Politikisht ai na e bën më të lehtë pozicionin tonë në sytë e popullit, sepse njerëzia e shohin lakuriq të vërtetën e armiqësisë së Metës kundër shumicës, nga dëshpërimi prej disfatës të planit antikombëtar të hedhjes në erë të zgjedhjeve, që synonte pengimin e reformës në drejtësi dhe celjen e negociatave për anëtarësim. I kam ndjekur në një ndjenjë mëshirë budallallëqet e fallxhores Monikë dhe akrobacitë e artistit Lul, së bashku me mufkat e haxhiut Ilir. Që nga shfajësimet e hatashme për disfatën e tyre deri tek fajësimet e dëshpëruara në adresën tonë lidhur me pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje dhe me raportin paraprak të misionit të ODIHR. Fatmirësisht e kam thënë disa herë gjatë fushatës se lufta e tyre për të prishur zgjedhjet me dhunë do të rezultonte një vrimë në ujë, por kjo nuk do t’i pengonte ata të shpallnin fitoren e radhës, e kam ditur që do t’i numëronin si fitore shqiptarët jashtë shtetit, ata në shtëpi dhe ata në plazh”, deklaroi Rama.

Rama duke folur ne seance


Ndërsa mbrojti tezën se zgjedhjet e 30 qershorit pavarësisht sulmeve të opozitës dhe dekretit të nxjerrë nga Meta, “si një molotov në mes të zgjedhjeve”, morën një rezultat të votave më të mirë se në vitin 20015, kur PS-ja ishte në koalicion me LSI-në.
“S’ka më keq për humbësit sesa të sillen si fitimtarë. S’ka më mirë për fituesit se humbësit nuk e kuptojnë që kanë humbur. 85 % e popullit refuzoi Ramën – thonë të shkretët. Por i llogarisin të tërë, që nga të ikur në kohën e ambasadave, si prezentë në Shqipëri 30 qershorin e fundit. Janë këta që e pengojnë përfshirjen e emigrantëve në Kodin Zgjedhor. Theksoj bindjen tonë se emigrantët duhet ta kenë të drejtën e votës, duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme. Uroj edhe me dakordësinë e opozitës parlamentare. E vërteta është se pjesëmarrja e 30 qershorit ka tejkaluar cdo pritshmëri tonën. Ne kemi marrë përqindje më të lartë se ckishte koalicioni fitues në 2015. Po ashtu një numër shumë më të madh votash për kandidatët në një garë ku gjysma e tyre nuk kishin kundërshtarë. Krahasuar me një garë më parë në aleancë me LSI-në është vetëm 4 % më pak. Po të kishte qenë tjetër garë deri natën e fundit me preison mbi zgjedhësit kjo përqindje do të ishte më e lartë se vitit 2015. Ta lexosh si refuzim popullor pjesëmarrjen dhe ta shohësh rezultatin tonë si tkurrje elektorale e shumicës do të thotë të mos kuptosh se cfarë vjen më mbrapa. Qoftë zhvillimi i zgjedhjeve, qoftë rezultati ynë, qoftë verbëria e opozitës, e tregoi që sot pse ajo opozitë nuk ka asnjë shans rikthimi tek fitorja”, u shpreh Rama.
Për këtë ai theksoi se për këtë do të ketë një reagim frontal, duke premtuar një hetim parlamentar që do të zgjasë deri në fund. “Ne jemi të detyruar ta ndalojmë Ilir Metën të gaboj më tej sepse për ne dinjiteti i këtij shteti është më i rëndësishëm se sa çdo interes partiak. Ilir Meta duhet hetuar e ndëshkuar deri në fund nga ky Kuvend dhe reagimi ynë ndaj tij duhet të jetë frontal dhe në emër të Kushtetutës, demokracisë parlamentare dhe pavarësisht çdo interesi politik që na ndan. Ilir Meta nuk është më thjesht kundërshtari i njohur i qeverisë, por është armiku i hapur i vetë Kushtetutës së Shqipërisë; është armiku i deklaruar i vetë parlamentit të Shqipërisë; nuk është më thjesht politikani i frikësuar deri në palcë nga reforma në drejtësi, pro është shembëlltyra e tërbimit të të tremburve nga drejtësia. Me shtrirjen e rrezes të agresionit të tij mbi miqtë dhe partnerët europian, ai na turpëron të gjithëve ne si deputetë, qytetarë, popullin dhe shtetin”, tha Rama.

Rama ne Parlament


Shqipëria vend anëtar në NATO dhe kandidate për në BE, sipas Ramës nuk mund të ketë një kryetar shteti që duket si aktor komik që imiton Presidentin e Republikës dhe që kur flet seriozisht të bën për të qeshur dhe kur flet me të qeshur të bën për të qarë.
“Ilir Meta nuk është thjesht kundërshtari i qeverisë, ai është armiku i hapur i vetë Kushtetutës, nuk është thjesht frymëzuesi i ofensivës destruktive, ai është armiku i deklaruar i parlamentit. Nuk është thjesht politikan i frikësuar nga reforma në drejtësi, ai është shëmbëlltyra e tërbimit nga të tremburit nga drejtësia, i cili edhe me shtrirjen e rrezes së agresionit të tij mbi miqtë dhe partnerët amerikanë dhe evropianë na turpëron në si deputet, si qytetarë dhe si shtet. Si mund të ketë Shqipëria e sotme një kryetar shteti që duket si një aktor komik që imiton presidentin. Një kryetar shteti që kur flet seriozisht të bën për të qeshur dhe kur flet me të qeshur të bën për të qarë. Një kryetar shteti që e paraqet veten një Vojo Kush me kravatë mbi çatinë e ambsaadës së BE dhe që e imagjinon ambasadën amerikane si topin ku vendos gjoksin e tij prej Mic Sokoli me kostum banje. Si mund të ketë Shqipëria një kryetar shteti që thotë në konferencë se është gati të përballet me testin e shëndetit mendor. Nuk ja ka kërkuar askush edhe pse askush nuk ka mbetur pa pyetur veten se mos vallë ky njeri është i ikur nga mend e kokës”, theksoi Rama.
Kryeministri tha se “sëmundja e vërtetë e kreut të shtetit është se është futur në qorrsokakun e inatit pa krena, si personazhi i Dostojevksit që gënjen veten për të gënjyer të tjerët dhe arrin në pikën ku nuk e di se ku fillon bota reale jashtë kokës së tij”.
“Nëse Ilir Meta mund t’ja lejojë vetes të ngatërrojë tërë dynjanë në përçartjen e tij si njeriu që kalon në Tropojë dhe i duket sikur kalon nga burgu i Spaçit me akte antikushtetuese dhe shfaqje poshtërimi të institucioneve, ky parlament nuk mund t’ia lejojë dot vetes mbylljen e syve përballë këtij burimi komedie ndërkombëtare, rrezikshmërie shoqërore, që ka shkelur Kushtetutën më shumë se sa një herë dhe më shumë se sa njëherë ka tentuar destabilizimin qeverisë, duke penguar apo refuzuar dekretimin e ministrave”, tha Rama.
Kryeministri nuk ngurroi ta cilësonte si burim destabiliteti Metën, i cili sipas tij bëri çmos për të prishur prcoesin zgjedhor më 30 qershor. Ai theksoi se ish-aleati i tij politik duhet të ishte shkarkuar më herët që nga koha e refuzimit për dekretimin e ministrave apo dhe të ligjeve të tjera. “Ilir Meta nuk e ka mbushur, por e ka derdhur kupën dhe vazhdon ta derdhë atë përditë duke na dhënë çdo ditë një arsye për tu ndjerë të keqardhur për të si njeri, të neveritur me të si politikan dhe të alarmuar prej ti si mbajtësi i vulës së lartë që ka humbur të drejtën të jetë. Ndryshe nga Meta që i ka kërcyer shtetit si të ishte një tank armik dhe që e përdor firmën si bombën për ta hedhur në erë, ne nuk mund ta përdorim fuqinë absolute të Kuvendit të Shqipërisë mbi presidentit si topin e Mato Grudës. Me zakon Ilir Meta duhej shkarkuar qysh në ditën që u hodh si raketë antiamerikane nga tava e koranit të faros në Pogradec, drejt avionëve imagjinarë të juntës ushtarake amerikano-shqiptare mbi pallatin presidencial në Tiranë. Por me ligj ai mund të shkarkohet vetëm pasi komisioni parlamentar të kryejë hetimin kushtetues”, theksoi kreu i qeverisë.
Ndërkaq ai bëri edhe një paralajmërim të fortë ndaj Metës se deri në shkarkim e tij, të mos ndërmarrë vendime deri në shpërndarjen e Parlamentit.
“I bëj thirrje publike ilir Meta: të reflektojë dhe ta grumbollojë vetën e shëprndarë e ta mbledhë brenda përgjegjësive dhe të kompetencave të tij, të ndërpresë çdo sulm kundër përfaqësive diplomatike të SHBA-së dhe BE-së, të ndërpresë çdo sulm ndaj Parlamentit, të cilin s’ka dyfek presidencial që e cenon në legjitimitetin e vet, si nuk ka dekret molotov që ia shkurton mandatin e tij, të ndërpresë aktivititetin e tij politik të kundërligjshëm kundër qeverisë së Repulbikës së Shqipërisë me të cilën duhet të sillet siç ia kërkon Kushtetuta dhe jo siç ia kërkojnë zërat e brendshëm të realitetit imagjinar ku është transferuar së fundmi”, tha Rama, duke i shtuar si diçka miqësore që të mos e krahasonte veten me figurat historike, sepse të rinjtë do ngatërrohen.

Lefter Maliqi


Opozita e re u shfaq jo unike në qëndrimin e saj. Deputeti Lefter Maliqi e cilësoi si të turpshme një nismë të tillë dhe bëri thirrje që deputetë e djathtë të mos e votonin. “Në krye të komisionit hetimor, është Ulsiu që po hetohet nga BILDI-i”, tha Maliqi duke theksuar se socialistët janë në minorancë dhe se tremben nga bashkimi mes PD-së dhe LSI-së
Deputeti Kujtim Gjuzi ishte pro shkarkimit të presidentit, duke i renditur Metës një sërë akuzash, por edhe për faktin se ç’orientoi zgjedhësit me dekretin për shfuqizimin e zgjedhjeve.

“Ilir Meta pse duhet shkarkuar? Ilir Meta duhet shkarkuar se ka përgjegjësi për thesarin e Krrabës. Ilir Meta ka përgjegjësi për grabitjen e mandateve në vitin 2001 me dushkun e famshëm. Ilir Meta ka përgjegjësi se me 2 dhjetor 2001 ka patur dijeni për një grup kriminal që ka ardhur të vrasë Zef Bushatin në Shëngjin Lezhë. Ilir Meta duhet shkarkuar sepse ka pas ndikim në Nikël derisa erdhën në parlament deputetë të tjerë të opoz itës. Ilir Meta duhet shkarkuar se ne 2017 ka marr pjesë në fushatë zgjedhore. Ilir Meta duhet shkarkuar sepse ka ceduar me dy data zgjedhjesh, dhe ka çoerintuar shqiptarët. 85% e shqiptarëve nuk kanë ditë se cfarë thotë Presidenti e gjeneral Gedafi, nuk do desha kurrë të kishte edhe ai fatin e Gedafit të Libisë. Ne njohim datën e presidentit, por jo presidentin. Ju duhet ta kishit shkarkuar atë, pa ardh te kjo akoma, Ju duhet të thoni na falni ju shqiptarë që zgjodhëm Ilir Metën”, u shpreh Gjuzi në seancën e posaçme plenare.


Këtë qëndrim mbajti edhe Elda Hoti, Artu Roshi i Ballit Kombëtar Demokrat. Por votat pro erdhën nga grupi i deputetëve të drejtuar nga Rudina Hajdari dhe të tjerë si Nimer Musai dhe Andi Përmeti apo dhe Zef Shtjefni.

Përbërja e Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta

Nga grupi i PS

Ulsi Manja kryetar

Vasilika Hysi

Klotilda Ferhati

Bashkim Fino

Alket Hyseni

Anëtarë zëvendësues nga PS

Adnor Shameti

Spartak Braho

Nga grupi parlamentar demokrat:

Alban Zeneli, zv.kryetar

Halit Valteri, anëtar

Arlind Çarçani, anëtar zëvendësues

Nga grupi parlamentar i partive te djathta:

Adriatik Alimadhi, anëtar

Zef Shtjefni, anëtar zëvendësues

Nga deputetët jashtë grupeve parlamentare:

Krenar Rryçi, anëtar

 

Më Shumë