Politike

Pas shkarkimit nga Basha, Noka me gjuhën e Berishës: Nga një peng pritet gjithçka!

Flamur Noka ka reaguar pas vendimit të Lulzim Bashës që e shkarkoi nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë dhe e paralajmëroi për përjashtim nga grupi parlamentar. Ai thotë se e priste këtë vendim.

“Ai shkarkoi Sali Berishën, si mund të mos më shkarkonte mua? Gjithçka për t’u kapur pas karriges, është peng dhe e urdhërojnë të tjerët gjithçka që bën. Nga një peng pritet gjithçka!”, thotë ai.

Noka shton se ky vendim nuk do ta tërheqë nga mbështetja për Sali Berishën dhe shprehja në publik e qëndrimeve që ka për përplasjen që ka nisur brenda pD.

“Vjen si pasojë e reagimeve dhe qëndrimeve të mia. Unë nuk hesht, nuk e pranoj dot që partia ime të pushkatohet dhe të shkelet me këmbë. Nuk do të ndërmarr asnjë hap“, deklaroi ai.

Flamur Noka ka dalë hapur në mbështetje të Sali Berishës, ndërsa pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat këtë të hënë akuzoi Lulzim Bashën se ka quajtur “llum” të gjithë demokratët që mbështesin Sali Berishën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë