Politike

Basha nis ndëshkimin e deputetëve pro Berisha, shkarkon Nokën si Nënkryetar i Komisionit të Sigurisë, e paralajmëron për përjashtim

Lulzim Basha ka shkarkuar Flamur Nokën nga pozicioni i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë dhe e ka paralajmëruar me përjashtim nga grupi parlamentar.

Arsyeja, sipas njoftimit të PD-së lidhet me debatet e forta që shoqëruan mbledhjen e kësaj të hëne të grupit parlamentar.

“Arsyeja e këtij vendimi është shndërrimi i mbledhjes së Kryesisë së Grupit në laborator të prodhimit të gënjeshtrave për të baltosur Kryetarin dhe Partinë Demokratike, duke sajuar diskutime apo qëndrime, të pathëna dhe të paqena. Këto shpifje dhe sajesa të herëpashershme dhe të përsëritura, dëmtojnë interesin e Partisë Demokratike dhe të demokratëve, duke shfokusuar vëmendjen e betejës së opozitës ndaj të vetmit kundërshtar që është armiku i Shqipërisë dhe shqiptarëve Edi Rama”, thuhet në deklaratën e PD.

Noka, që ka dalë hapur në mbështetje të Sali Berishës akuzoi në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së se Lulzim Basha ka quajtur “llum” bazën e Partisë Demokratike që mbështet Sali Berishën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë