Treg

Pas pandemisë, galeritë në botë po shohin rritjen e interesit për piktura

Mark Oldman, një ekspert i verërave me banim në Nju Jork, libri më i fundit i të cilit mbi këtë temë titullohet “Si të pish si miliarder”, dallohet për blerjen e artit në kohë krize.

Ai bëri blerjen e tij të parë, në shtator 2008, në prag të Recesionit të Madh.

Në vitet që pasuan, ai punësoi një këshilltar për të blerë vepra gjatë rrugës, duke përfshirë pjesë nga William Eggleston, Wayne Thiebaud dhe Walton Ford.

Por Oldman nuk kishte aq kohë apo hapësirë ​​​​për të parë sa donte t'i kushtonte koleksionit të tij deri në pranverën e kaluar, kur pandemia e Covid-19 vendosi gjithçka në pauzë dhe ai, si pjesa më e madhe e botës, ishte mbërthyer në shtëpi.

Pandemia duket se u dha njerëzve mësime të mira për financat dhe u la njerëzve më shumë kohë të lirë për të eksploruar në art.

“Në një farë mënyre, mund të thuash se pandemia më bëri koleksionist dhe më shtyu të blej shumë piktura.”-tha Oldman.

“Qëndrimi në shtëpi i bëri qytetarët të mendojnë më shumë për atë që duan në muret e tyre. Njerëzit kanë ngecur në shtëpi për muaj të tërë," tha Andrea Hazen, e cila këshillon Oldman, si dhe klientë të tjerë.

“Ata po e kuptojnë vlerën e shtëpisë së tyre më shumë se kurrë. Po shikojnë përreth dhe po kuptojnë se duhet t'i bëjnë ato më të bukura. Dhe arti është pjesë e kësaj. Klientët po blejnë gjithnjë e më shumë piktura, duke i parë ata si një investim më i sigurt dhe si një aset nga i cili nuk humbet kurrë.”

"Bota e artit u ndje e ngrirë, por megjithatë pandemia i dha një tjetër shtysë shitjes së pikturave e cila sot është më ndryshe se dikur,” tha David Zwirner që ka një galeri arti për Wall Street Journal, duke përshkruar periudhën në fund të marsit.

Pothuajse menjëherë, galeritë dhe shtëpitë e ankandeve u zhvendosën për të prezantuar sa më shumë art në internet dhe për të krijuar mënyra të reja që koleksionistët të ndërvepronin.

Bizneset përmirësuan prezantimin e tyre virtual dhe pandemia i dha hov shitjes së pikturave në të gjitha format e saj.

Dhe siç doli, kishte koleksionistë si Oldman që prisnin mënjanë, të cilët më në fund patën kohë të fokusoheshin te pasioni i tyre. Të tjerë filluan të blinin dhe të koleksiononin për herë të parë.

Tani, sfida do të jetë ruajtja e interesit të blerësve me përvojë dhe fillestarëve gjatë rrjedhës së pandemisë dhe më gjerë.

"Baza jonë e klientëve po ndryshon dhe po karakterizohet nga qendrueshmëria, vazhdoi ai.

Koleksionisti me bazë në Detroit, Fernando Castro-Caratini u lidh në fillim të majit me galerinë Embajada , e cila ka një vendndodhje në San Juan, Puerto Riko dhe fokusohet në mbështetjen e punës së artistëve portorikanë dhe latinë.

"Përvoja e blerjes nga Embajada në këto kohë ishte shumë unike. Njerëzit e kuptojnë që kjo botë po ec me ritme shumë të shpejta dhe po investojnë në gjëra që zgjasin. Ka një tendencë të madhe të njerëzve të njerëzve për të blerë piktura tani.

Ata janë art që merren dhe vendosën në një hapësirë të shtëpisë, dhe ti e di që i ke aty. Investon në një treg që është i sigurt dhe jo në tregje të luhatshme flluskash si ai i kriptove. " tha Castro-Caratini.

Galeritë po shohin rritjen e interesit për piktura. Midis majit dhe fillimit të gushtit, blerjet në Gagosian u rritën me më shumë se 50 përqind.

Burimi: Artnews; Wall Street Journal/ Përshtati: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë